100-vjetori i lindjes/ Janaq Paço, një 'kalorës' i skulpturës shqiptare

14 Mars 2019, 07:59| Përditesimi: 14 Mars 2019, 16:09

  • Share

“Vepra monumentale historike e Paços përbën një vlerë themelore në artin tonë të skulpturës qytetare në gjysmën e dytë të shek. 20”, ka shkruar studiuesi dhe arkitekti i njohur Gjegjr Frashëri në një studim për jetën dhe veprën e tij, ku na kujton lëvrimin e temave historike në artin e tij që sipas tij janë “Apogjeu i vlerave artistike të Paços”. Ndërsa po ky autor na kujton se nga viti 1949 deri më 1959 Janq Paço punoi për monumentin "Skënderbeu" të vendosur në Krujë dhe më pas veprën "Skënderbeu" i Tiranës, ku ai ishte bashkautor me Odise Paskalin dhe Andrea Manon, sot në 105-vjetorin e lindjes së tij, studiuesit dhe artistët e njohur i dedikojnë një nga një shënim të ndjerë mjeshtrit Janaq Paço. Ndërkohë ndërmend na vijnë punët me tema madhështore të historisë, siç janë grupi skulpturor “Skënderbeu me popullin” që është vendosur në hyrje të Muzeut Historik të Krujës me bashkautor Genc Hajdarin e shumë të tjera, si dhe nudot e veçanta të tij. Duke ditur se Paço u rreshtua në periudhën 1960-'90 në anën viktimave të goditura nga arti politik, ai do të mbetet në histori për protestën e tij prej “Narcizi”, kur u rebeleua dhe i theu të gjitha nudot në shenjë proteste ndaj ndrydhjes së artit brenda kornizave. “Detyrimi që i bëri sistemi që t'i vriste ato me dorën e tij, është dëshmia më e qartë e dhunës që arti politik ushtroi në Shqipëri prej viteve '60' dhe që vazhdon edhe sot. Paço sot është i harruar dhe ky është rezultati i kësaj lufte.”, shkruan studiuesi Gjergj Frahsëri. Për të mësuar të gjithë kalvarin e jetës së tij le të ndjekim rrëfimin e studiuesve dhe artistëve sesi e kanë njohur Janaq Paçon në jetën e tij artistike dhe sociale. 

Ylli Drishti: Ju rrëfej jetën dhe veprën e Janaq Paços

Studiuesi dhe kuratori i artit Ylli Drishti rrëfen për “Shqiptarja.com” një biografi të plotë të skulptorit të njohur Janaq Paço, në të cilën përsfshihen veprat, karrierra dhe ekspozitat e shumta të çelura brenda dhe jashtë vendit. Ylli Drishti shkruan si më poshtë:

“Skulptori i njohur Janaq Paço lindi në Konicë, në Greqi më 14 mars të vitit 1914 dhe ndërroi jetë në Tiranë më 11 korrik të vitit 1991. I vlerësuar me titullin “Skulptor i Merituar” dhe “Skulptor i Popullit” ai mbetet një nga mjeshtërit më të mëdhenj të artit shqiptar. Janaq Paço dhe Odise Paskali janë themeluesit e skulpturës realiste shqiptare të shekullit të XX.  Paço / skulptor dhe artist u formua në Akademinë e Athinës (Greqi), rreth mesit të shekullit XX (1933-1938). Janaq Paço, ishte skulptor i formave të mëdha e të ngrohta plastike. Ai u evidentua në artin shqiptar si një skulptor monumental dhe portretist i veçantë, duke sjellë në artin e tij ndikimin e skulpturës klasike dhe moderne greke.Skulptura realiste shqiptare filloi në çerekun e shekullit XXdhe lidhet me emrin e Odise Paskalit (1903-1985),i cili krijoi monumentet e para publike në Shqipëri në sheshet e qytetit të Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës (1932). Ai ishte një realist i madh. Paço është skulptori që e modernizoi artin e skulpturës duke sjellë natyrshëm dhe pa bujë “aromën” e një arti të rafinuar dhe mjaft elegant.Ai në monumentin e Skënderbeut në Krujë i ka të mishëruar më së miri këto cilësi që e evidentojnë atë si një”mjeshtër”të jashtëzakonshëmi artit shqiptar të shekullit XX Paço sigurisht është një zë i veçantë i skulpturës moderne shqiptare, ai shquhet për një plastikë të ngjeshur por të “ngrohtë”që mbart brenda saj shpirtin shpërthyes të një kryemjeshtri.

Kjo ndjeshmëri dhe plastikë sigurisht u ndje që në punimet e para të Paços në vitet Akademisë si një student me një talent të jashtëzakonshëm, por edhe më tej kur ai kthehet në Shqipëri (1942) dhe ekspozon në Kafe “Kursal” në Tiranë. Plastika e ngjeshur dhe ekspresive ndjehet edhe në punimet e disa busteve që ai realizoi në vitet 1945- 1960  (Qemal Stafa, Tiranë, 1946; Kajo Karafili, Kavajë,1954; Avni Rustemi,Vlorë,1953; Hoxha Tahsimi, Sarandë,1956 etj.) që u vendosën në sheshet kryesore të qyteteve. Mjeshtri Paço ka një karrierë të suksesëshme artistike që kulmon shumë shpejt me realizimin gjatë viteve (1948-1959)të Monumentit ekuestër të heroit Kombëtar ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, në qendër të qytetit të Krujës. Figura e Skënderbeut për mjeshtrin Janaq Paço ka patur një tërheqje të veçantë. Në studion e tij ai ka realizuar bocete të ndryshme kushtuar heroit duke filluar me variantet(bocetet) e ndryshme të Skënderbeut për monumentin e tij në Krujë dhe Tiranë si dhe për hollin e Muzeut të Skënderbeut në Krujë(1982). Kjo figurë– heroi kombëtar ishqipëtarëve  -(Skënderbeu) e ka shoqëruar mjeshtrin Paço,gjatëgjithë jetës së tij. Artisti Paço realizoi tri vepra monumentale kushtuar Skënderbeut: Monumentin e Skënderbeut në Krujë (1949-1959), monumentin e Skënderbeut në Tiranë (1964-1968, bashkautor me Odise Paskalin dhe Andrea Manon) dhe grupin skulpturor me titull:”Skënderbeu dhe populli” (1979-1982, në bashkautorësi me Genc Hajdarin)i vendosur në hollin e Muzeut Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”,Krujë.

Krijimtaria e Paços, lidhet me tri drejtime të rëndësishme: me familjen(portretet e familjarëve të tij, djali, vajza, nipi Ivi, mbesa Eri, shtatorja e nënës, Lida – e shoqja e artistit etj); me heronjtë nga historia dhe figurat e shquara të kulturës dhe artit shqiptar (figurat e dy gladiatorëve (1975),bustet e Heronjve të Popullit, bustet e rilindasve,shkrimtarëve, intelektualëve, piktorëve dhe muzikologëve (miq të tij si Ramadan Sokoli, Vangjush Mio, Sterjo Spasse) dhe së treti prirja për realizimin e nudove femërore; një pasion i artistit që në vitet e Akademisë së Arteve, në Athinë(Greqi) por që e shoqëroi në krijimtari gjithë jetën (me bocete të shumta)dhe që kulmoi me realizimin e ciklit të njohur të nudove (1960 -1977) – padyshim vepra të një niveli artistik elitar. Në nudot e mjeshtrit Janaq Paço ndjehet një plastikë delikate, një plastikë e pazakontë në artin e skulpturës shqiptare të shekullit XX. Nga cikli i nudove të mjeshtrit Janaq Paço, sot ruhen disa fragmente, pasi ato u shkatëruan nga vetë autori në vitin 1977 (23 qershor)idetyruar nga rregjimi komunist i kohës.Fatmirësisht imazhet e tyre janë fiksuar në celuoid nga mjeshtri fotograf Pleurat Sulo, mik i artistit, në studio,para “tragjedisë”,thyerjes së tyre.

Nga imazhet e këtyre nudove kuptojmë një ndjeshmëri magjike të mjeshtrit Paço për bukurinë femërore, delikatesën e qëndrimit dhe lëvizjeve të secilës prej tyre. Magjia e plastikës delikate të figurëve nudo të le gojëhapur.Kur vështron secilën prej tyre ndjen dhe kupton se ato janë realizuar me forma të plota, në qetësinë dhe natyrshmërinë e qëndrimeve, herë ulur apo në këmbë dhe herë- herëpa krahë. Butësia e dhe ngrohtësia e portretevesipas shëmbullit të hyjnive të mitologjisë greke, është dhe e vaçanta dhe ndofta unike në skulpturën shqiptare të shekullit XX. Mjaft interesante është konceptimi që artisti ka zgjedhur në realizimin e pjesës së kokës së nudove, të cilat janë me flokë të mbledhura dhe me qëndrime individuale të papërsëritëshme, por që lejojnë të ndjesh e admirosh bukurinë e portretit.Cikli I nudove I mjeshtrit Paço I ruajtur qoftë edhe si imazhe fotografike tregon qartë madhështinë e një figure simbol të sKulpturës shqiptare të shekullit XX.

Mjeshtria e Paços ndjehet qartësisht që edhe në ciklin e portreteve të heronjve të luftës antifashiste, ku spikat portreti i Qemal Stafës(Tiranë),ku artisti i ka “veshur”heroit humanzimin duke e ruajtur plotësisht nga ndikimi i portreteve akademikë natyralistë. Portreti I Skënderbeut të Monumentit të Krujës, është imazhi më i bukur dhe i arritur artistikisht, kushtuar heroit nga artistët shqiptarë që trajtuan këtë figurë pas Paços.Në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë (sot MAB)ruhen 29 punime të mjeshtrit Paço.Dy Gladiatorët e realizuar pas vitit 1970 u vendosën pranë detit – në shetitoren Taulantia (2012) ruajnë cilësitë artistike të mjeshtrit Paço dhe dashurinë e tij ndaj njeriut të thjeshtë.

Artisti Paço na ka lënë pas një krijimtari të madhe dhe me vlera dhe mund të numërohen me qindra punime të realizuara nga mjeshtri, gjatë mbi gjysëm shekulli krijimtari.

Në 105 vjetorin e lindjes së artistit Janaq Paço,arti shqiptar nderon kujtimin e një prej figurave të rëndësishme – themeluesin e skulpturës moderne shqiptare të shek.XX.Artistët, sot, skulptorë të njohur do të kujtojnë kolegun etyre të dashur dhe të ditur, fjalëpakë që sëbashku ecën jo pa vështirësi në rrugën e tyre të artit.

Familjarët do të kujtojnë babain e urtë dhe gojëmjaltë, bashkëshortjaqë I qëndroi pranë -  zonja Lida Paço s’do e harrojë kurrë burrin shëmbullor dhe familjarin korrekt Janaq Paço, ndërsa ish nxënësit e Liceut Artistik “Jordan Misja” do kujtojnë pedagogun brilant, mësuesin e kulturuar e të paharruar. Artistët- kolegëtë mjeshtrit Paço do ndjehen krenarë që jetuan dhe krijuan krahas kryemjeshtrit të skulpturës shqiptare Janaq Paço “Skulptor i Popullit”.

Qytetit të Përmetit ndofta i takon privilegji të ndërtojë Muzeun “Janaq Paço”, ku në bashkëpunim me familjen dhe koleksionistët të ekspozojnë krijimtarinë e këtij mjeshtri të madh. Ndofta ky vit e meriton të emërtohej “VITI PAÇO”, pasi përkon me 105 vjetorin e lindjes së artistit dhe me 60 vjetorin e vendosjes së monumentit të Skënderbeut në qytetin e Krujës.”

Suzana Varvarica Kuka: Pikat e rëndësishme të mjeshtrisë së Janaq Paços

Skulptorja, studjuesja dhe kuratorja e artit Suzana Varvarica Kuka rrëfen disa nga cilësitë e rralla veçanta të mjeshtërisë skulpturale të Janaq Paços që lidhen me këdvështrimin dhe gjestin skuptural. Ja çfarë shkruan Varvarica: “Brezi i skulptorëve të parë shqiptarë të shek. XX u arsimuan në shkollat e vendeve fqinjë. Janaq Paço në vitet ‘40-të studioi në shkollën e Athinës dhe krijimet e para pas kthimit në Shqipëri shprehin vetitë figurative të përftuara në akademinë helene të artit. Rreth viteve 30-të, skulptura shqiptare edhe pse nuk rezultonte të kishte një sistem të gjerë zhvillimi, arriti të krijonte sheshet e para në mesin e të cilëve u ngritën shtatoret i disa njerëzve të shquar që kishin formuar personalitetin e tyre përmes kontributit për qytetin apo krahinën. Skulptori Janaq Paço në vitet 50-të, me realizimin e ekuestrit të Gjergj Kastriotit Skënderbeu, shënoi arritjen e parë madhore të skulpturës së vet. Natyrshëm, monumenti “Skënderbeu mbi kalë”, në Krujë i mjeshtrit, nuk kufizohet si një sukses vetjak. Mbi të gjitha ekuestri është një pikë e rëndësishme në historinë e zhvillimit të skulpturës në Shqipëri, pasi tipologjia e figurës kalorsiake e derdhur në bronz u realizua për herë të parë dhe me sukses të plotë. Gjatë realizimit të tij dhe asaj kohe u fol për një kompozim të vështirë të pozicionit të kalit dhe qëndrimit të heroit mbi të. Ai ishte krejt i veçantë, pasi volumi dhe gjesti skulpturor i ekuestrit iu përshtat eksterierit të relievit malor dhe planimetrisë urbane të sheshit me tri pamje të skulpturës, sepse pamja e katërt apo e prapme e kurrizit të figurës do të ishte jo funksionale për publikun, pasi pas saj ngrihet sipërfaqja shkëmbore e malit.

Mjeshtri shqiptar dhe personaliteti i skulpturës Janaq Paço jetoi gjithë krijimtarinë e tij në sistemin fatkeq të metodës së realizmit socialist, por kjo nuk ia turbulloi plotësisht krijimin skulpturor. Ai realizoi me dhjetra skulptura. Fillimisht u shpresh si një ekspresivist në bocetet e tij të boksierëve, më pas si një impresionist, disa herë lulëzuan veti të pastra të artit helen, siç ishin nudot apo figura e nënës, e disa herë të tjera në portrete si figurativ i mesjetës klasike dhe së fundmi si një modern tradicional i shek. XX me portretin e "Gruaja me Ruaza" 1989, i cili është pronë e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë. “

Vijon...

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?