101-vjetori i shërbimit pyjor, mbillen pemë në Shëngjergj, Veliaj: Praktika mësimore te botaniku për studentët e UBT-së

27 Janar, 18:22| Përditesimi: 27 Janar, 18:31

  • Share

Në 101-vjetprin e Shërbimit Pyjor Shqiptar, bashkia e Tiranës, ministria e Turizmit, në bashkëpunim me studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, mbollën 10 mijë fidanë akacie në zonën e Shëngjergjit në kryeqytet

“I kemi prerë vetë pyjet, i kemi rrënuar lumenjtë, i kemi gërryer kodrat. Në këtë sens, po ne vetë do duhet t’i kthejmë natyrës, vendit, shoqërisë, atdheut këtë borxh",- është shprehur kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

 Veliaj dha lajmin se studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, do të kenë mundësi që të kryejnë praktikat mësimore në Kopshtin Botanik.

“Duhet të kthehet e gjitha në një hapësirë që është e aksesueshme edhe për qytetarët, por edhe për studentët për të bërë eksperimente, për të pasur atë punën prodhuese, për të bërë praktikat e tyre",-tha Veliaj.

Ai nënvizoi se vendi ynë ia doli të 5-fishojë numrin e turistëve, ndaj sipas tij është momenti që ata të shohin dhe një Shqipëri të re. 

Qeveria e ka shpallur 2024-2n vitin e pyjeve.  Data 27 Janar e vitit 1923 është dita e dekretimit të Ligjit të parë shqiptar “Për pylltarinë shqiptare” dhe sot përkujtohet si Dita e Shërbimit Pyjor Shqiptar.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?