102 vite kryeqytet, Tirana e vjetër në koleksionin e rrallë me 100 kartolina! Koleksionisti: Të mos bëhemi një komb me amnezi

12 Shkurt 2022, 20:25| Përditesimi: 12 Shkurt 2022, 20:30

  • Share

Vogëlushët vallëzojnë nën tingujt e muzikës popullore tiranase...  Janë fëmijët e e Ansamblit Folklorik “Shqiponja” . Në Kalanë e Tiranës, ekspozohet kryeqyteti që ata nuk do mund të njohin...

Koleksionisti Kozma Dashi përmes 100 kartolinash,  në kuadër të 102-vjetorit të Tiranës kryeqytet, shpalos arkitekturën e vjetër të kryeqytetit . Xhamia e Sulejman Pashës, hap ciklin e ekspozitës. Mes imazheve, vizitorët njihen me pulla, kartëmonedha, etnografinë tipike, si dhe momente e personazhe historike me peshë të kryeqytetit.

“Është një udhëtim në kohë, i cili përfundon në vitin 1939”, thotë Dashi.

Përmes këtyre kartolinave, të mbledhura për më shumë se dy dekada, koleksionisti kërkon të përçojë një mesazh për mirëmbajtjen e trashëgimisë arkitekturore të kryeqytetit... që siç thotë, ditë pas ditë po bëhet pre e një masakre urbane.

“Këto janë ekspozuar për të treguar se duhen ruajtur, që të mos bëhemi një komb me amnezi, që s’kemi asgjë për të treguar” shton koleksionisti.

Pjesë e ekspozitës ishin dhe kartolina të familjes mbretërore, si dhe harta e imazhe të Shqipërisë, botuar në revista të huaja...

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?