Kokichi Akuzawa

Bota

102-vjeçari sfidon moshën, ngjitet në malin më të lartë të Japonisë

5 Shtator, 18:20| Përditesimi: 5 Shtator, 18:22

  • Share

Kokichi Akuzawa është bërë personi më i vjetër që ngjitet në majë të malit Fuji në moshën 102 vjeçare, pavarësisht se pothuajse u dorëzua gjatë udhëtimit të tij.

“Isha vërtet gati të dorëzohesha në gjysmë të rrugës”, tha Akuzawa.

Akuzawa ishte i shoqëruar nga vajza e tij Motoe, 70 vjeç, mbesa, bashkëshorti i saj dhe katër miq nga një klub ngjitjeje.

“Arritja në majë ishte e vështirë, por miqtë e mi më inkurajuan dhe gjithçka doli mirë. Ia dola mbanë sepse shumë njerëz më mbështetën”, tha ai.

Grupi ngriti kamp për dy netë gjatë rrugës përpara ngjitjes së tyre më 5 gusht në majë të malit Fuji, i cili është mali më i lartë i Japonisë, 3,776 metra,

“Jam i impresionuar që u ngjita”, nënvizoi ai.

Udhëtimi nuk ishte ngjitja e parë rekord e Akuzaëas në malin Fuji. Ai ishte 96 vjeç kur u bë personi më i vjetër që ngjitet në mal për herë të pare. Arritja e tij është njohur nga Libri i Rekordeve Botërore Guinness.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?