Margot Friedländer

102-vjeçarja e mbijetuar e Holokaustit bëhet ylli i kopertinës së Vogue Gjermani

20 Qershor, 20:37| Përditesimi: 20 Qershor, 20:45

  • Share

Një 102-vjeçare, e mbijetuar nga Holokausti, familja e të cilës u shfaros në kampin e Aushvic është bërë ylli i kopertinës për sezonin korrik/gusht të Vogue Germany.

Margot Friedländer, lindi në Berlin në vitin 1921.

Sipas një biografie të shkurtër në faqen e internetit të Muzeut Hebre të Berlinit, Friedländer kaloi fillimin e luftës me nënën e saj dhe vëllain më të vogël, Ralph, pasi prindërit e saj u ndanë. Ata kishin plane për t'u larguar nga vendi, por në vitin 1943 vëllai i saj u arrestua nga policia sekrete e Gjermanisë naziste.

Sipas CNN, më vonë edhe nëna e tyre u arrestua dhe dërgua së bashku me djalin në Aushvic, ku të dy u vranë.

Por para se të largohej, ajo la një mesazh për vajzën e saj ku shkruhej “përpiqu të bësh jetën tënde”.

Friedländer, atëherë vetëm 21 vjeçe, u fsheh, por më vonë u kap dhe u dërgua në kampin Theresienstadt në Çekosllovakinë e atëhershme, të pushtuar nga nazistët në vitin 1944.

Në intervistën e saj me Vogue Germany, Friedländer tha "jam mirënjohëse. Mirënjohëse që ia dola. Për të qenë në gjendje për të përmbushur dëshirën e nënës sime”.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?