Në kuadër të 102-vjetorit të Tiranës kryeqytet, gazetarja Admirina Peçi sjell në kinema “Millenium” dokumentarin “Tirona e zotnive të papërkulun”. Personalitete të Tiranës e një shekulli më parë, fakte të panjohura dhe rrëfime ekskluzive të trashëgimtarëve, që tregojnë shkëlqimin e një kryeqyteti e më tej krimet makabre të komunizmit ndaj atyre që vunë gurëthemelet për një jetë dinjitoze
Gazetarja Admirina Peci shpalos Tiranën,në zanafillën e saj si kryeqytet dhe figurat që i dhanë shkëlqimin.
Në kuadër të 102-vjetorit të Tiranës kryeqytet, gazetarja udhëton një shekull pas në kohë. Me dokumentarin “Tirona e zotnive të papërkulun” zbulon kryeqytetin në vitet 1920-1944, e më tej dorën gjakatare të diktaturës vendase që vulosi fate të dhimbshme.
“Historia u ndërtua me rrëfimet që ne morën në familjet e këtyre personazheve që trajtohen në dokumentar”, shprehet ajo.
Nga Bahri Tufina, sahatçiu “par excellence” që ndërtoi i pari një orë “made in Albania”, tek Ibrahim Begeja, tregëtari i diplomuar në Paris që hapi dyqanin "OU Louvre" në rrugën Mbretnore. 14 personalitete që vunë gurëthemelet e një kryeqyteti dinjitoz, vijnë përmes rrëfimeve eksluzive të trashëgimtarëve.
“Në shkrimet e kohës thuhej se nëse futesh në dyqanin "OU Louvre" nuk jeni më në Tiranë, harrojeni, jeni në Paris, në Londë, jeni në të nesërmen”, vijon Admirina Peçi.
Pasardhësit shpalosin përndjekjet, burgosjet, pushkatimet e regjimit komunist edhe ndaj “etërve” të veprave të mëdha të kryeqytetit. Ndër ta, vetëm 3 të mbijetuar që arritën të përjetojnë rrëzimin e regjimit. Dokumentari mëkon jo vetëm plagët e familjarëve, por edhe të një historie që duhet treguar.
“Janë një varg personalitetesh që unë dua t’i veçoj pasi ato patën fund tragjik, u pushkatuan dhe një pjesë e tyre janë pa varr”, thotë gazetarja.
Dokumentari do të shfaqet këtë të premte në orën 17 në kinema “Millenium” dhe është pjesë e ciklit “Dosja K” , ku Peçi zbardh prej vitesh historitë e atyre që vuajtën represionin komunist shqiptar.
Me vjen keq "...: dhe pika mbi i:" qe nuk dini te lexoni, mosha 102-vjecare eshte per egzistencen si Kryeqytet dhe jo Qytet, Megjithate, si qytet me 6-7 kala, mund t'i referoheni historianeve dhe arkeologeve te cilet thone se ka egzistuar si Qytet qe ne shekujt V-III (bc) Te mjeret tironas qe nuk e kane rrahur gjoksin kurre.
PërgjigjuTe me ndjeni por shoh nje delir te pashoqe kur shoh krahasime hyje tek ky dyqani dukej si ne Paris etj etj. Nqs do flasim per qytetari per sa i perket shqiperise ne ato vite dhe pak kluture europiane e ke gjetur vetem ne Shkoder dhe Korce. Tirana ishte nje fshat i cili per arsye te pozitesh gjeografike u be kryeqyret, pra fshataret e tiranes u bene kryeqytetas. Me gjith respektin por po flasim per nje qytet 100 vjecar. Ke shkodren 2500 vite qytet, me prezence te forte te kultures austro-hungareze dhe Italiane si ne art, arkitekture, kulture etj.
PërgjigjuMe vjen keq qe nuk dini te lexoni, permendet mosha 102- vjecare si KRYEQYTET dhe jo Qytet, Tirana me me shume se 6-7 kala, flasin arkeologet dhe historianet per egzistencen e saj si qytet qe ne shek. V-III (bc)
Nese di te lexosh, nuk flitet kush eshte qyteti me i vjeter por per krimet e diktatures . Po ju shkodroneve ju zene syte pordhet qe keni
Shume e vertete, ashtu ka qene dyqani qe permendet ne kete shkrim. E kam akoma nje pardesy dhe nje polover te blere ne ate dyqan nga prnderit e mij. Kur nuk keni informacion ose fakte me mire qepeni gojen dhe shikoni ato fshatrat tuaj nga jeni.
Te lumte goja, sa do ta thosha. Hapje barku komplet.