Tre shtetas shqiptarë janë mes personave të arrestuar për ngarkesën me 105 kilogramë kokainë të fshehur në banane, e cila u bllokua nga policia greke në Selanik më 9 maj. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut, e cila në një komunikatë, thekson se gjatë operacionit, janë sekuestruar 105 kilogramë kokainë dhe janë prangosur shtatë persona nga Greqia dhe tre shtetas të Republikës së Shqipërisë, si dhe katër nga Republika e Maqedonisë së Veriut.
Ngarkesa me kokainë, sipas autoriteteve policore të Maqedonisë së Veriut, është zbuluar si rezultat i shkëmbimit disa mujor të informacionit të policisë me Shërbimet për Luftën kundër Tregtisë së Drogës në Selanik. Personat e ndaluar dyshohet se janë anëtarë të një grupi të organizuar kriminal ndërkombëtar. Ata e kanë siguruar ngarkesën me kokainë nga Ekuadori dhe kanë realizuar transportimin e saj deri në portin e Selanikut, me qëllim që më pas lënda narkotike të shpërndahej për shitje në disa shtete.
Burimet policore, thonë se kokaina në portin e Selanikut ka arritur e fshehur në tre kontejnerë të ngarkuar me banane në Ekuador. Bananet mësohet se ishin porositur dhe janë paguar nga një subjekti tregtar në Shkup, me pronar 70-vjeçarin me iniciale A.K. Ky shtetas e kishte regjistruar biznesin në vitin 2022, me qëllim importin e pemëve nga Amerika Jugore. Pasi kanë mbërritur në Selanik, kontejnerët janë tërhequr nga anija dhe janë vendosur në një automjet mallrash me targa të Gjevgjelisë, zonë në Maqedoninë e Veriut.
Policia greke ka ndërhyrë pikërisht pasi lënda narkotike ishte vendosur në kamion dhe po bëhej gati për tu transportuar. Policia ka vënë në pranga personat e përfshirë në marrjen e kokainë dhe transportimin e saj por gjatë aksionit, disa prej të dyshuarve tentuan të largohen përmes kufirit të gjelbër mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Në orët e mbrëmjes më 9 maj policia ka kryer bastisje në banesat e të dyshuarve dhe në ambientet e bizneseve ku është gjetur dhe sekuestruar dokumentacion në lidhje me furnizimin dhe transportin e pemëve nga Amerika Jugore, telefona celularë, sasi monetare dhe sende tjera të cilat sipas policisë, do të shërbejnë si prova gjatë hetimeve të mëtejshme.
Ja pra balkani i hapur i Edvin shkjaut shqipfolës dhe i vucicit…!
PërgjigjuMos fol budallaleqe