Duke folur për megaoperacion mes policisë shqiptare, spanjolle dhe asaj gjermane ku kan shkatërruar një rrjet të organizuar kriminal, drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Ardi Veliu tha se do investigohen të gjitha provat për ti dhënë një goditje më të fortë këtij grupi për ta paralizuar atë.
“Policia shqiptare si kontribuese në këtë operacion, ka qenë e përfshirë që në momentet e para duke ndihmuar me shkëmbimin e operacionit për të gjithë shqiptarët të përfshirë. Ne sdo mjaftohemi vetëm me ndalimin e operacionit në këtë start, por do vazhdojmë në vendin tonë duke investiguar të gjitha provat që kanë ardhur si rezultat i këtij aktiviteti kriminal. Duke e goditur dhe në pjesën ekonomike i japim një goditje të fortë këtij grupi duke e paralizuar atë. Pavarësisht se ky është operacioni i parë i përbashkët që zhvillojmë me kolegët spanjollë. Unë besoj dhe shpresoj që të vazhdojmë dhe në të ardhmen me zhvillimin e operacioneve të përabshkëta”, tha Veliu.
Lajmi kryesor:
Shkatërrohet klani shqiptar i kultivimit të drogës në Spanjë, 107 të arrestuar! 3 hetues e policë shqiptarë u vendosën në Madrid, u zbuluan 51 ferma kanabis! Çuçi: Do nisë hetimi pasuror në Shqipëri
//ReportTv.al