Në përvjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Presidenti Ilir Meta ka shprehur urime dhe falenderime për kontributin e të gjithë ushtarakëve për atdheun.
Ai thotë se me sfidat e reja të sigurisë që parashtron koha, modernizimi i pandalshëm i ushtrisë shqiptare është domosdoshmëri.
Ndër të tjera Meta shkruan se ky përvjetor, pas tërmetit tragjik të vitit të kaluar e ka gjetur Shqipërinë në një tjetër periudhë të pazakontë të shkaktuar nga COVID.
"Koha shtron si domosdoshmëri një solidaritet mbarëkombëtar, bashkëpunim dhe gjithëpërfshirje, për të mposhtur këtë armik të përbashkët, që kërcënon çdo ditë shëndetin dhe jetën e qytetarëve" - shkruan Meta.
Duke vlerësuar gatishmërinë e Forcave të Armatosura në Spitalin e Traumës, kreu i Shtetit i inkurajon të gjithë ushtarakëve të vijojnë punën e tyre me përkushtim deri në fund.
"Me rastin e 108-vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, ju shpreh sot të gjitha grave dhe burrave në uniformë, konsideratat më të larta, urimet më të përzemërta, falënderimin dhe mirënjohjen e thellë për kontributet, përkushtimin dhe sakrificat në mbrojtje të Atdheut, Sigurisë Kombëtare, por edhe garantimit të lirisë, paqes e stabilitetit në rajon e botë, nën flamurin e NATO!
Edhe ky përvjetor, pas tërmetit tragjik të vitit të kaluar, na gjen në një periudhë të pazakontë dhe tepër të vështirë, të shkaktuar nga pandemia COVID-19. Koha shtron si domosdoshmëri një solidaritet mbarëkombëtar, bashkëpunim dhe gjithëpërfshirje, për të mposhtur këtë armik të përbashkët, që kërcënon çdo ditë shëndetin dhe jetën e qytetarëve" - shkruan Meta.
Lajmi kryesor:
108 vjetori i krijimit të Forcave të Armatosura/ Xhaçka: Sot janë një forcë moderne! Kim: Krenarë që forcat shqiptare luftojnë krah për krah me SHBA (VIDEO)
E.M./ReportTv.al