Presidenti Ilir Meta

Shifra të larta me COVID në 24 orë, Meta: Pandemia jashtë kontrollit! Qeveria të mos bëj sehir, s'ka plan për nisjen e vaksinimit masiv

5 Shkurt 2021, 18:42| Përditesimi: 5 Shkurt 2021, 19:19

  • Share

TIRANË- Për presidentin Ilir Meta pandemia ka dalë nga kontrolli, por pavarësisht kësaj, sipas tij qeveria nuk ka marrë asnjë masë përveç propagandës!

Nisur nga shifrat e larta të regjistruara sot, 1089 raste ditore pozitive, Meta thotë se qeveria duhet të hartojë një strategji të re për menaxhimin e pandemisë për të mbështetur financiarisht të prekurit dhe familjet e tyre dhe rritur nivelin ndërgjegjësues të popullatës.

Ai është ndalur dhe te procesi i vaksinimit, sipas së cilit nuk ka asnjë plan konkret se si do të vijohet me qytetarët.

“Pandemia COVID-19 në vendin tonë po del jashtë kontrollit. Në 24 orët e fundit, është regjistruar numri më i lartë i qytetarëve të infektuar, krahasuar me çdo ditë tjetër.

Një tjetër shifër tronditëse është shënuar edhe sa i përket jetëve të humbura. Kapacitetet spitalore për të pritur shtrimet e reja ditore, rezultojnë të tejmbushura.  Ndërkohë veç propagandës, asnjë plan nuk ka për nisjen e vaksinimit masiv të popullsisë. Duke shprehur shqetësimin më madh për këta tregues të dhembshëm, i bëj thirrje Qeverisë të mos bëjë sehir dhe as mos t’i trajtojë qytetarët, si numra për statistika ditore, duke i lënë në mëshirë të fatit.

Çdo shqiptar meriton të trajtohet me dinjitet dhe të ketë të gjithë asistencën e domosdoshme këshillimore dhe shëndetësore nga ana e shtetit, për të përballuar pasojat e rrezikshme të pandemisë. Është e patolerueshme të numërohen çdo ditë të infektuarit dhe jetët e humbura dhe të mos merret asnjë masë për të frenuar COVID-19.

Nevojitet urgjentisht, një strategji e re dhe efikase, për të frenuar pandeminë, përmirësuar kushtet në spitale, mbështetur financiarisht të prekurit dhe familjet e tyre dhe rritur nivelin ndërgjegjësues të popullatës. Çdo vonesë është kosto e madhe për qytetarët, shëndetin dhe jetën e tyre dhe kjo është jo vetëm e pafalshme, por edhe e dënueshme. Gjithashtu, ju bëj apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë me rigorozitet rregullat antiCOVID”, shkruan Meta.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Redi: 06/02/2021 09:17

    Nuk te ka treguar ai magjistari yt rrugen per zgjidhjen e Covidit? Po qe jot shoqe me mbeshtetsit e saj del e jep shembullin e keq njerzve per te ndejtur pa maska ta ka treguar? Po qe je presidenti me i urryer,me tinzar,me hileqar,me batakshi,me fallco,me skuth ne gjithe kohen e Shqiperise ta ka treguar?

    Përgjigju
  • Like: 06/02/2021 04:25

    Oh per nje here like trapi e paska mbyllur sqepin, por perseri dhe keshtu nxjerre broçkulla nga haleja e vete. Ju lutem postojeni komentet qe behen

    Përgjigju
  • Kent: 05/02/2021 22:55

    Ky flet nga Maja e Olimpit. Po vete çfare propozon??,apo"fol e shaj dhe shaj e fol'??

    Përgjigju
  • meri: 05/02/2021 19:02

    Bej thirrje Gruas tende qe,te mos bej prapagant per mos mbajtje Maske.Perhapja e Virusit varet nga Ne,neqoftese te gjithe do te kishim zgatuar rregullat e pandemis,situata nuk do te ishte kjo qe eshte.

    Përgjigju
    • eri: 05/02/2021 20:23

      meri sa do ta shkruaja kete.Por vaksina eshte nje mundesi qe vetem izraeli po e ben me sukses.Nuk i ka thene gruaja ketij qe eshte biologe sesi fuksionin vaksinimi?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?