Kultura

108-vjetori i shpalljes së Korçës krahinë autonome, Nexhipi: Shtëpia e flamurit do të kthehet në muze

10 Dhjetor 2024, 17:00| Përditesimi: 10 Dhjetor 2024, 17:04

  • Share

Korçarët kremtuan sot 10 Dhjetorin, datën që shenjon 108-vjetorin e Shpalljes së Korçës, krahinë autonone. Me këtë rast, kryetari i qarkut dha lajmin e mirë se  Shtëpia e Flamurit së shpejti do të kthehet në muze ku do të paraqiten koleksione dhe dokumente të rëndësishme historike.

“Janë garantuar fondet për ndërtimin e muzeut dhe pritet vetëm fillimi i punimeve”, tha Erjon Nexhipi, Kryetar i Qarkut të Shkodrës.

 

Po kështu u çel një ekspozitë e veçantë për 108 vjetorin e krijimit të krahinës autonome të Korçës, si një kujtim për çetat patriotike. Ekspozita trajton disa tematika, ku pasqyrohen dhjetera dokumente e foto të koleksionuara nga Mirgen Shamblli.

Më 10 dhjetor 1916, Themistokli Gërmenji së bashku me Sali Butkën organizuan forcat e armatosura për çlirimin e krahinës së Korçës nga pushuesit grek. Ata shfrytëzuan shtrirjen e kontigjentit francez dhe nenshkruan Protokollin e bashkepunimit me komandantin i forcave franceze, kolonelin Dekoen.

R.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?