Në festën e flamurit dhe 109-vjetorin e Pavarësisë, drejtues të lartë të politikës ndërkombëtare nga vende të ndryshme të botës i kanë dërguar urimet e tyre për Shqipërinë. Presidenti i SHBA, Joe Biden, në një letër dërguar presidentit të vendit Ilir Meta, shkruan se dy vendet kanë një miqësi të mbështetur në lidhjet e familjes dhe historisë, si dhe vlerat demokratike. Presidenti amerikan shton se ato që ka arritur Shqipëria që nga viti 1991 janë mbresëlënëse, ndërsa shton, se vendi ynë është mik i ngushtë i SHBA dhe një aleat i rëndësishëm i NATO-s.
Ndër të tjera në urimin e tij presidenti Biden thotë se Shqipëria po i tregon botës mikpritjen e saj të madhe duke pritur si dhe duke iu dhënë një strehim të sigurt afganëve në rrezik. Në përmbyllje të letrës së tij, Biden vë dhe një herë theksin tek mbështetja që SHBA ka për Shqipërinë. Biden thotë se duke luftuar korrupsionin, siguroni një klimë transparente dhe të barabartë sipërmarrjeje për investitorët shqiptarë dhe ata të huaj, si dhe teksa ndiqni të ardhmen tuaj europiane.
Përmes një mesazhi, urimin e tij ka përcjell edhe sekretari i Shtetit, Antony Blinken i cili ka përgëzuar shqiptarët për 109-vjetorin e pavarësisë. Ai ka kujtuar gjithashtu se miqësia mes dy vendeve daton më shumë se një shekull. Po ashtu përmes një fotografie të uniformës ushtarake të Shqipërisë, në rrjetin social Instagram, NATO i ka kërkuar ndjekësve t’i bashkohen ‘festës’.
Ndërkohë presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe ai i Italisë, Sergio Mattarela kanë uruar Shqipërinë për festën e pavarësisë nëpërmjet mesazheve drejtuar Presidentit Ilir Meta. Të dy krerët e shteteve të mëdha evropiane janë shprehur se mbështesin pa hezitim hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.
Presidenti i Sheteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden ka uruar Shqipërinë me rastin e 109-vjetorit të Pavarësisë.
Presidenti i SHBA, Joe Biden, në një letër dërguar presidentit të vendit Ilir Meta, shkruan se dy vendet kanë një miqësi të mbështetur në lidhjet e familjes dhe historisë, si dhe vlerat demokratike.
Presidenti amerikan shton se ato që ka arritur Shqipëria që nga viti 1991 janë mbresëlënëse, ndërsa shton, se vendi ynë është mik i ngushtë i SHBA dhe një aleat i rëndësishëm i NATO-s. Ndër të tjera në urimin e tij presidenti Biden thotë se Shqipëria po i tregon botës mikpritjen e saj të madhe duke pritur si dhe duke iu dhënë një strehim të sigurt afganëve në rrezik.
Në përmbyllje të letrës së tij, Biden vë dhe një herë theksin tek mbështetja që SHBA ka për Shqipërinë. Biden thotë se duke luftuar korrupsionin, siguroni një klimë transparente dhe të barabartë sipërmarrjeje për investitorët shqiptarë dhe ata të huaj, si dhe teksa ndiqni të ardhmen tuaj europiane.
'Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.T.Z. Joseph R. Biden, Jr. uron Presidentin e Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta për Festën e Pavarësisë së Shqipërisë 28 nëntor 2021.
Me rastin e Festës së Pavarësisë së Shqipërisë, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta ka marrë një mesazhi të ngrohtë urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sh.T.Z. Joseph R. Biden Jr., ku shkruhet:
“I dashur Zoti President,
Në Ditën tuaj të Pavarësisë, e uroj Shqipërinë në emër të popullit amerikan! Këtë vit ne përkujtojmë tridhjetëvjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve tona diplomatike dhe festojmë një miqësi të mbështetur në lidhjet e familjes dhe historisë, si dhe mbi vlerat tona demokratike dhe përkushtimin ndaj të drejtave të njeriut, që ndajmë sa bashku. Ato që Shqipëria ka arritur që nga viti 1991 janë mbresëlënëse.
Sot, Shqipëria është një vend mik i ngushtë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një aleat i rëndësishëm i NATO-s, dhe një anëtare e sapofutur në Këshillin e Sigurisë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Gjithashtu Shqipëria po i tregon botës mikpritjen e saj të madhe duke pritur si dhe duke iu dhënë një strehim të sigurt afganëve në rrezik.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë ndërsa ju forconi institucionet tuaja demokratike, përmbushni reformat e rëndësishme në sektorin e drejtësisë, luftoni korrupsionin për të siguruar një klimë transparente dhe të barabartë sipërmarrjeje për investitorët shqiptarë dhe ata të huaj, si dhe teksa ndiqni të ardhmen tuaj europiane. Marrëdhënia jonë dypalëshe në rritje të tregtisë dhe investimeve, sidomos në sektorin e rëndësishëm energjetik, është kyçe për rimëkëmbjen e Shqipërisë si dhe për thellimin e partneritetit tonë.
Dëshiroj t’i uroj popullit shqiptar, edhe në emër të të gjithë amerikanëve, një Ditë të paqtë të Pavarësisë! Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenare ta quajnë Shqipërinë një vend mik, partner dhe aleat.'- shkruan Biden.
Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe ai i Italisë, Sergio Mattarela kanë uruar Shqipërinë për festën e pavarësisë nëpërmjet mesazheve drejtuar Presidentit Ilir Meta. Të dy krerët e shteteve të mëdha evropiane janë shprehur se mbështesin pa hezitim hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.
“Zoti President, me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Shqipërisë dëshiroj t’ju përcjell gjithë përgëzimet e mia dhe në emër të popullit francez! Dëshiroj që marrëdhëniet tona dypalëshe të vazhdojnë të forcohen, pikërisht në fushën ekonomike, në përputhje me strategjinë franceze për Ballkanin Perëndimor që kam miratuar në vitin 2019! Përfitoj nga ky rast për të konfirmuar mbështetjen e plotë të Francës ndaj perspektivës europiane të Shqipërisë. Në këtë kontekst përshëndes përpjekjet e mëdha të Qeverisë dhe të popullit shqiptar për të plotësuar kushtet e përcaktuara nga Këshilli në lidhje me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare të negociatave të aderimit mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë. Ashtu si dhe gjatë Samitit të fundit të Brdos, ju siguroj për angazhimin e Francës në realizimin e kësaj konference të parë. Përshëndes gjithashtu qëndrimin e vendit tuaj në mbështetje të plotë të politikës së jashtme dhe të sigurisë së përbashkët të Bashkimit Europian dhe më gëzon fakti i bashkëpunimit që do të kemi së shpejti në gjirin e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara. Duke ju përtërirë përgëzimet e mia më të sinqerta, ju lutem të pranoni, Zoti President, sigurinë e konsideratës time të lartë", thuhet në mesazhin e Macron.
Ndërkohë që Mattarella ka nënvizuar në mesazhin e tij se Tiranën dhe Romën i bashkon një marrëdhënie tejet e konsoliduar në rritje të vazhdueshme.
“Kremtimi i Ditës kushtuar Pavarësisë më jep mundësin t’ju përcjell Ju dhe të gjithë bashkëqytetarëve Tuaj urimet më të përzemërta për një të ardhme të begatë për Republikën e Shqipërisë! Tiranën dhe Romën i bashkon një marrëdhënie tejet e konsoliduar në rritje të vazhdueshme, falë edhe rolit dinamik të komunitetit shqiptar në vendin tonë, si edhe atij italian në Shqipëri. Italia ndan plotësisht aspiratën e ligjshme të Shqipërisë për t’u bërë pjesë e familjes evropiane dhe mbështet me bindje e vendosmëri çeljen pa hezitim të negociatave të anëtarësimit. Marrëdhëniet midis vendeve tona janë shumë të ngushta, edhe në nivel shumëpalësh si rrjedhojë e të qenit pjesë e Aleancës Atlantike dhe bashkëpunimit të nisur në funksion të mandatit të Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara për dyvjeçarin 2022-2023. Me këtë frymë dhe me ndjenja miqësie të sinqertë, ju shpreh dhe njëherë urimet e mia më të përzemërta, Juve dhe popullit shqiptar me rastin e kësaj date të shënuar”, uron Mattarella.
NATO ka uruar Shqipërinë në ditën e Pavarësisë.
Përmes një fotografie të uniformës ushtarake të Shqipërisë, në rrjetin social Instagram, NATO i ka kërkuar ndjekësve t’i bashkohen ‘festës’.
“Pëlqeni fotografin për t’iu bashkuar festës së Pavarësisë së Shqipërisë. Ne jemi NATO!”, shkruhet në postim.
Një urim i veçantë shqiptarëve për festën e Flamurit i ka ardhur nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Teksa, përgëzon shqiptarët për 109-vjetorin e pavarësisë, DASH kujton se miqësia mes dy vendeve daton më shumë se një shekull. Departamenti i Shtetit kujton gjithashtu 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike që u shënua këtë vit, ndërsa e mbyll mesazhin duke theksuar se SHBA është krenare ta quajë vendin tonë, mik, aleat dhe partner.
"Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përgëzojmë popullin e Shqipërisë teksa festoni 109- vjetorin e Pavarësisë. Miqësia jonë e thellë dhe e qëndrueshme daton më shumë se një shekull nga koha kur Presidenti Woodroë Wilson mbrojti prerazi pavarësinë e Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris të vitit 1919.
Që nga ajo kohë, shqiptarët kanë demonstruar forcë dhe qëndrueshmëri të madhe duke hedhur poshtë shtypjen e një diktature komuniste dhe duke ndërtuar një demokraci të përkushtuar ndaj tolerancës, të drejtave të njeriut dhe integrimit evropian. Shqipëria e demonstroi këtë frymë sërish këtë vit duke hapur dyert e saj për afganët në nevojë dhe ata vazhdojnë të ofrojnë një port të sigurt siç bënë për mijëra hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe grupe të tjera që ikin nga persekutimi gjatë dekadave të fundit.
Në vitin 2021, ne shënuam 30 vjet të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, duke reflektuar mbi gjithçka që amerikanët dhe shqiptarët kanë arritur së bashku që nga viti 1991. Sot ne jemi aleatë brenda NATO-s dhe vitin e ardhshëm do të shërbejmë së bashku në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të mbështetur institucionet demokratike të Shqipërisë, reformat në drejtësi dhe ekonomike dhe të ardhmen në Bashkimin Evropian.
Ne presim të thellojmë edhe më tej miqësinë tonë dhe mbetemi krenarë që e quajmë Shqipërinë mik, partner dhe aleat", thuhet në deklaratë.
Bidoni ????????????aktori i sorros dhe eltes ???? nejse cdo gje eshte ne kontroll nga ushtria usa dhe presidenti i vertete.the truth is coming
Përgjigju