Foto ilustruese

10-mujori, fitimi i bankave bie në nivelin më të ulët të katër viteve të fundit

14 Dhjetor 2020, 07:41| Përditesimi: 14 Dhjetor 2020, 08:48

  • Share

Sektori bankar i zgjeroi më tej fitimet gjatë muajit tetor. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të 10-mujorit, fitimi neto i sektorit bankar arriti në 12.6 miliardë lekë. Në muajin tetor, fitimi progresiv është rritur me 1.9 miliardë lekë.

Megjithatë, fitimi i sektorit bankar për periudhën është në nivelin më të ulët të katër viteve të fundit. Krahasuar me 10-mujorin 2019, fitimi i bankave është ndjeshëm më i ulët, me 26% më pak. Edhe treguesit e rentabilitetit këtë vit paraqiten në rënie. Kthimi nga kapitali deri në fund të tetorit llogaritej në 9.66%, nga 14.05% në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Përgjithësisht, faktori që shkakton më shumë luhatje në rezultatet financiare të bankave është ecuria e provigjioneve, e lidhur me përkeqësimin e cilësisë së aktiveve në bilanc. Në fakt, deri në fund të tetorit, raporti i kredive me probleme nuk ka shënuar rritje, duke qëndruar pranë nivelit 8.3%. Por, pavarësisht nga kjo, bankat duket se kanë vendosur të rrisin provigjionet për t’iu paraprirë goditjeve të pritshme që mund të japë kriza në cilësinë e portofolit të kredisë.

Për tetorin, shpenzimet e detajuara të sektorit nuk janë të disponueshme (Banka e Shqipërisë i publikon me bazë tremujore), por deri në fund të 9-mujorit, shpenzimet për provigjione ishin rritur me tre herë e gjysmë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Deri tani, raporti i kredive me probleme ngelet i qëndrueshëm, i ndihmuar edhe nga vijimësia e kredidhënies së re. Që nga mesi i këtij viti, kredia e re i është kthyer rritjes. Për intervalin kohor qershor-tetor, kredia e re arriti në 113 miliardë lekë, në rritje me afërsisht 6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë, teprica e kredisë për ekonominë është në rritje vjetore me rreth 5%.

Megjithatë, raporti i kredive me probleme deri tani është mbuluar nga moratoriumi i kredive që ishte në fuqi deri në fund të gushtit. Do të duhen të paktën tre muaj para se problemet e aftësisë paguese të huamarrësve të reflektohen në kredi të këqija. Bankierët parashikojnë që ky tregues të shënojë rritje, duke filluar nga viti i ardhshëm dhe ka arsye të mendohet se rritja e provigjioneve është masë kujdesi paraprak.

Por, ndërkohë, rritja e kreditimit të ekonomisë mund të jetë një sinjal se bankat kanë vlerësime pozitive për bilancet e huamarrësve dhe se nuk presin keqësim dramatik të portofolit të kredisë./Monitor

1607928305_Fitiminetoisektoritbankarper10mujorin768x437.jpg

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 14/12/2020 08:18

    Do zoti falimentojne te gjitha se i shkaterruan njerezit keta hajduta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?