Bota

11 fakte të çmendura për pasurinë e Bill Gates

4 Maj 2021, 14:09| Përditesimi: 4 Maj 2021, 14:12

  • Share

Bill dhe Melinda Gates njoftuan se do të divorcohen pas 27 vjetësh martesë, lajm që u bë I njohur në twitter nga vetë Gates. Por njoftimi ngre pikëpyetje se si çifti do të ndajë pasurinë e tyre marramendëse. Bill Gates, bashkëthemeluesi i Microsoft, është personi i katërt më i pasur në botë me një vlerë prej 146 miliardë dollarësh, sipas Indeksit të Miliarderëve Bloomberg.

Në rast divorci dhe kur nuk ka një marrëveshje paraprake të gjitha pasuritë e fituara gjatë viteve të martesës ndahen 50/50. Një zëdhënës i Bill Gates nuk pranoi të komentonte nëse çifti kishte nënshkruar një marrëveshje të tillë.

Në një tjetër divorc të profilit të lartë në shtetin e Uashingtonit, atë të themeluesit të Amazon Jeff dhe MacKenzie Bezos në 2019, MacKenzie Bezos  mori 25% të aksioneve të Amazon pasi çifti ishte në bashkëpronësi, të 38 miliardë dollarë.

Pavarësisht se si mund të ndahet pasuria e tyre pas përfundimit të divorcit ata do të jenë sërish në listën e më të pasurve në botë.

  1. Sidoqoftë më poshtë janë të renditura 11 fakte që vendosin pasurinë e Bill Gates prej 146 miliardë dollarësh në perspektivë.

1.Bill Gates është bërë 41 miliardë dollarë më i pasur vetëm gjatë vitit të kaluar.

Më 4 maj 2020, vlera neto e Gates ishte rreth 105 miliardë dollarë. Sot ai është gati 70 miliardë dollarë më i pasur sa sa ishte pesë vjet më parë në vitin 2016.

2.Në bazë të llogaritjeve të Business Insidern për vitin e kaluar, Gates fiton afërsisht 4,630 dollarë në sekondë.

Kjo do të thotë se për të nuk do t’ia vlente të ndalej dhe të merrte një kartëmonedhë prej 100 dollarësh që mund t’i ketë rënë në tokë.

3.Nëse Gates do të shpenzonte 1 milion dollar në ditë, do t’i duheshin rreth 400 vjet për të shpenzuar pasurinë e tij.

Por edhe pse Gates kënaqet me disa lukse si për shembull posedimi i një aeroplani privat dhe me një shtëpi gjigande në Uashington tme vlerë prej 125 milionë dollarë – miliarderi është i njohur për faktin se është tejet kursimtar në shpenzimet e tij.

4. Gates është rreth 66 për qind më i pasur se monarkia britanike.

Pasuria e familjes mbretërore britanike në bazë të përllogaritjeve të Forbes në 2017 ishte me vlerë rreth 88 miliardë dollar.

5. Megjithëse Gates e krijoi pasurinë e tij duke themeluar Microsoft-in me Paul Allen, ai zotëronte vetëm 1.3 për qind të kompanisë në vitin 2019  dhe përsëri ka pasuri prej 146 miliardë dollarësh.

Është e paqartë se sa për qind të kompanisë zotëron tani Gates pasi u largua nga posti i drejtorit të Microsoft në mars të vitit 2020.

6. Gates mbetet personi i katërt më i pasur në botë edhe pasi dha të paktën 41 miliardë dollarë për bamirësi gjatë viteve të fundit.

Gates dhe gruaja e tij themeluan fondacionin Bill & Melinda Gates Foundation në vitin 2000, i cili tani është bërë fondacioni më i madh i bamirësisë në botë dhe përqendrohet në shëndetin global dhe varfërinë.

Forbes deklaron se Gates ka dhuruar 35.8 miliardë dollarë në aksione të Microsoft për fondacionin Bill & Melinda Gates.

Në vitin 2010, Gates dhe Warren Buffett – tani personi personi i shtatë më i pasur në botë – themeluan “The Giving Pledge”, një organizatës bamirësie që inkurajon njerëzit më të pasur në botë të japin pjesën më të madhe të pasurisë së tyre për bamirësi gjatë jetës ose pas vdekjes së tyre.

Ai gjithashtu ka investuar 50 milion dollarë në studimin e sëmundjes së Alzheimerit dhe 30 milion dollarë të tjerë në një fond me qëllim diagnostikimin e Alzheimerit më herët.

7. Gates është aq i pasur sa që një mesatare amerikane që shpenzon 1 dollar është e ngjashme me Gates që shpenzon rreth 1.2 milion dollarë.

Në bazë të të dhënave të siguruara nga Rezervat Federale vlera mesatare neto e një familje amerikane është 121,700 $. Nëse pjesëtohet pasuria prej 146 miliardë dollarëve me 121.700 dollarë vjen , mesatarja është rreth 1.2 milion dollarë.

8. Pasuria neto e Gates është më e madhe se Prodhimi i Brendshëm Bruto (GDP) i Luksemburgut, Estonisë dhe Bolivisë – së bashku.

Në bazë të të dhënave të Bankës Botërore prodhimi I Brendshëm Bruto i Luksemburgut është rreth 71 miliardë dollarë, ai I Estonisë është 31.4 miliardë dollarë dhe I Bolivisë është 40.8 miliardë dollarë.

9. Gates është më i pasur se personi më i pasur në Azi dhe personi më i pasur në Kinë,  së bashku.

Biznesmeni indian, Mukesh Ambani me një pasuri prej 74.7 miliardë dollarësh, është personi më i pasur në Azi. Pasuria e Zhong Shanshan është me vlerë prej 66.3 miliardë dollarësh, ai është personi më i pasur në Kinë.

10. Gates mund t’ia japë 15 dollarë çdo personi të vetëm të gjallë në planet  dhe akoma do t’i kishte 28 miliardë dollarë në llogari.

Popullsia e botës ishte 7,874,758,042 deri në maj 2021.

11. Sipas Administratës së Sigurimeve Shoqërore, njeriu mesatar amerikan me një diplomë bachelor do të fitojë rreth 2.2 milionë dollarë gjatë jetës së tij. Gates e bën atë në pak më shumë se 28 minuta.

Sipas SSA, gruaja mesatare amerikane me një diplomë bachelor do të fitojë 1.3 milion dollarë gjatë jetës së saj.

Bazuar në të ardhurat e tij prej 41 miliardë dollarësh në vitin e kaluar, Gates bën rreth 78 mijë dollarë në minutë sipas llogaritjeve të Business Insider. 

 


Lajmi kryesor:

Pas 27 vitesh martesë, Bill Gates ndahet nga bashkëshortja e tij


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?