Kronikë

11 grupe morën pjesë në festivalin folklorik, 'Karvani i polifonisë' mbush me tinguj Gjirokastrën muze

11 Shtator 2021, 13:52| Përditesimi: 11 Shtator 2021, 14:16

  • Share

Zërat dhe këngët e muzikës polifonike labe kanë pushtuar zonën muzealë të qytetit të Gjirokastrës duke sjellë shpirtin e muzikës së traditës folklorike të jugut.

Nën emrin “Karvanet e Polifonisë”, në festivalin folklorik interpretuan 11 grupe të Iso-polifonisë nga Dropulli, Gjirokastra dhe Tepelena duke sjellë emocione të veçanta për publikun.

Për artistët Stefo Arseni  dhe Golik Jaupi qëllimi i eventit është mbajtja gjallë  e pasurisë folkorike të traditës polifonike dhe trashëgimi tek brezat e rinj përmes kthimit të saj në një traditë të përvitshme

Është një event shumë i rëndësishëm. Qëllimi është të mbajmë gjallë polifoninë dhe sa më afër bartësit e folklorit, kësaj pasurie të madhe folklorike që ka vendi ynë  të trashëguar brez pas brezi dhe ta kalojmë atë edhe tek brezat e rinj. Kemi zgjedhur grupet më interesante nga të tre bashkitë.”, thotë muzikologu Stefo Arseni.

 “Më bëhej qejfi shumë që organizohen këto festival të bukura dhe folklori shqiptar dhe labëria në veçanti po përparon mirë në këto drejtime dhe shumë të rinj po vazhdojnë të këndojnë në këto drejtime siç kënduan të rinjtë në Dropull”, shprehet Golik Jaup.

E cilësuar “Kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit” dhe e mbrojtur nga “UNESCO” festivali i  Iso Polifonisë u zhvillua për dy ditë në disa bashki të Qarkut Gjirokastër ku u gërshteuan, traditat, kostumet dhe vlerat kulturore.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?