11 këngët 100-vjeçare tiranase në koncertin jazz edhe classic “Nur i bukur të ka ra” (VIDEO)

3 Nëntor 2020, 17:35| Përditesimi: 3 Nëntor 2020, 21:10

  • Share

Poezitë e këngëve të tabanit të tiranasve, Vikena Kamenica, së bashku me AJS quartet të Gent Rushit edhe Kuartetin e Harqeve të RTSH-së, e solli në një mbrëmje të veçantë në formatin jazz edhe classic.

Artistja, duke i qëndruar besnike këngëve tradicionale, e solli koncertin “Nur i bukur të ka ra” në hollin e Muzeut Historik Kombëtar , në kuadër të 100-vjetorit të Tiranës kryeqytet.

11 pjesët e përzgjedhura nga artistët, ku mes tyre “Lule të bukura ka Tirana”, “Fërfëlloi thëllanza”  u interpretuan me një publik të kufizuar në numër për shkak të pandemisë Covid 19. Përkrah Kamenicës, ishin edhe artistët si Merita Tërshani, Kastriot Tusha apo edhe Neron Kacerja, me premtimin se gjatë këtij viti, koncerti do të jetë edhe në format më të madh.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?