Protestuesit e arrestuar në gjykatë

Kronikë

11 kuksianët e arrestuar kërkojnë lirinë, vendimi merret nga Apeli i Shkodrës

12 Prill 2018, 09:41| Përditesimi: 12 Prill 2018, 09:45

  • Share

Kuksianet e arrestuar në Kalimash për protestën e dhunshme për taksën në Rrugën e Kombit kanë kërkuar lirinë. 11 protestuesit kanë depozituar një kërkesë në gjykatë, përmes së cilës duan heqjen e masës ‘arrest me burg’, dhënë javën e kaluar ndaj tyre.

Burime nga gjykata bëjnë me dije për Report Tv se protestuesit bëjnë apel për liri, ndërsa masa për ta do të bëhet në Shkodër.

Po ashtu, apel kanë bërë edhe 12 personat, të cilët po hetohen në gjendje të lirë. Masat për të gjithë këta persona do të shqyrtohen javën e ardhshme në Gjykatën e Apelit në Shkodër.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?