11 kuksianët e arrestuar për protestat e dhunshme në "Rrugën e Kombit" tre javë më parë, pritet të dalin nesër para Gjykatës së Apelit të Shkodrës për rivlerësim të masës së sigurisë, pas apelimit të masës “Arrest në Burg” nga avokatët e tyre.
PD dhe familjarët kanë paralajmëruar protesta para ambienteve të Gjykatës së Shkodrës, ndërsa për të parandaluar ndonjë përplasje, policia ka vendosur të qëndrojë në gatishmëri, duke dërguar atje rreth 200 efektivë policie.
Komento