Numri i emigrantëve që kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, po i afrohet shifrës 162 mijë.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë miratuar mbi 128 mijë kërkesa, ndërsa afro 33 mijë të tjera janë refuzuar.
Shkak ka qenë dhënia e adresave të paqarta ose të gabuara, shpeshherë në mënyrë të qëllimshme.
Më shumë emigrantë kanë aplikuar nga Italia, Greqia dhe Gjermania, dhe po ashtu edhe refuzimet më të mëdha vijnë pikërisht nga këto shtete.
Komento
Komente
