Disa nga gabimet që bëjnë emigrantët gjatë regjistrimit në KQZ

Politikë

KQZ zbulon me FOTO gabimet e diasporës! Në vend të adresës, tabela rruge, avion e kartë krediti

29 Janar, 15:26| Përditesimi: 29 Janar, 17:01

  • Share

Tiranë- Procesi për regjistrimin në KQZ nga emigrantët jashtë vendit, me qëllim pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit po vijon me ritme të larta.

Deri më tani kanë aplikuar rreth 98 mijë emigrantë për t’u bërë pjesë e procesit dhe ushtruar të drejtën e votës. Afro 62 mijë aplikime janë miratuar, ndërsa refuzuar janë 36 mijë aplikime.

KQZ pohon se vazhdon të jetë problem dokumenti që provon adresën ku jeton emigranti.

Ilirjan Celibashi publikoi sot (29 janar) edhe disa nga gabimet ‘trashanike’ që bëjnë emigrantët, duke dhënë tabela afër banesës, fatura, bileta avioni e adresën e vendit të punës.

Italia është vendi nga ku kanë ardhur rastet më të mëdha të refuzimit, me 45% të totalit të aplikimeve të gabuara.

8 mijë refuzime janë nga Greqia, ndërsa shqiptarët e Gjermanisë janë refuzuar në rreth 3500 raste.

Celibashi u shpreh në një postim në rrjetin social Facebook se:

“KQZ Shqiperi u kujton të gjithë shtetasve shqiptarë që aplikojnë për regjistrim në listën e zgjedhësve nga jashtë që Shërbimi i Ndihmës për Aplikuesit është aktiv 24 orë në ditë. Falë punës pa orar të ekipit të ndihmës, aplikuesit orientohen të mos bëjnë gabime si këto të ilustruara më poshtë. KQZ mbron të dhënat personale të shtetasve sipas legjislacionit në fuqi dhe fton shtetasit të tregojnë kujdes me ndarjen e informacioneve që nuk kanë vlerë për regjistrimin në PER”.

A.Q/xy/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?