Politikë

11 maji/ Mediu jo si Berisha: Të faktojmë farsën, por sytë edhe nga gabimet tona! Koalicioni me probleme, nuk u ‘josh’ votuesi i lëkundur

31 Maj, 15:51| Përditesimi: 31 Maj, 15:55

  • Share

Që zgjedhjet e 11 majit u zhvilluan në një klimë pabarazie, me përdorimin e administratës shtetërore dhe nën ndikimin e grupeve kriminale e pretendon edhe aleati më i besuar i Sali Berishës, Fatmir Mediu.

Por ndryshe nga Berisha, kreu i Republikanëve thotë se opozita duhet të shohë edhe drejt vetes. Ai është i bindur se aleatët dërguan mjaft vota drejt PD-së, por formula e koalicioneve në kodin aktual nuk lejon sipas tij grumbullimin e të gjithë potencialeve elektorale.

“Mënyra e organizimit të koalicionit do një gjykim tjetër. Nuk krijohen hapësira funksionale për koalicionin dhe nuk krijon mundësi për bashkëpunim me parti të tjera”, tha ai.

Edhe pozicionimi i rrymave të tjera të opozitës jashtë koalicionit të madh thotë se ndihmoi Edi Ramën.

“Një opozitë e ndarë është gjithmonë në favor të Edi Ramës. me 52% Rama kontrollon mbi 60% të parlamentit sot”, vijon Fatmir Mediu kryetar i Partisë Republikane.

Kandidatët e PD, Mediu mendon se gabuan duke kërkuar votë preferenciale vetëm brenda habitatit demokrat. 

“Listat e hapura që ka krijuar një problem të madh te opozita, patriarkët dhe playboy që luftuan për të marrë votat, u kthye në një lloj primareve brenda PD, kush merr votat e PD-je, dhe jo të identifikojë votuesin e pavendosur”, thotë Mediu.

Aleati i djathtë vlerëson fushatën 30 ditore nën dirigjimin e Chris-Lacivitas, por shpreh rezerva për drejtimin politik duke shtuar se edhe në marrëdhënien me parlamentin duhet pasur kujdes, pasi një bojkot i mundshëm vetëm do të dëmtonte opozitën.

K.T./E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tui: 31/05/2025 18:53

    Ti je nje nga arsyet.

    Përgjigju
  • noka: 31/05/2025 17:40

    JU JENI KRUMINEL Z.MEDIU,,SI MUND RE VOTOJE POPULLI PER JU..DHE BERISHEN,,TE DY KRIMINELE...

    Përgjigju
  • EriEri: 31/05/2025 17:21

    Une nuk kuptoj si ka njrez qe ju votojne ju more ndyresira .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    PD kundër kërkesave të kandidatëve të saj për rinumërim, ishte vendim i drejtë?