Kronikë

Abuzimet me tenderat në bashkinë Lushnje, 2 biznesmenët e arrestuar pronarë të kompanive Loti shpk e Euro Alb shpk! Akuzohen për falsifikim dokumentesh

6 Korrik 2021, 11:59| Përditesimi: 7 Korrik 2021, 07:59

  • Share

Ibrahim Lami dhe Bujar Murati janë 2 biznesmenët e arrestuar së bashku me kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe dhe 8 zyrtarë të tjerë të bashkisë pasi janë të përfshirë në një tender abuziv të ditëve të fundit prej 24 mln lekët për rehabilitimin e kanalit ujitës.

Ibrahim Lami, është administrator i kompanisë Loti shpk, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Falsifikim i dokumenteve" kryer në bashkëpunim të parashikuar nga 186 dhe 25 të Kodit Penal. Lokalit të Lamit në 2018 iu vu eksploziv. Më herët ai ka qenë truprojë i ish-deputetit Bashkim Fino.

Bujar Murati, administrator i kompanisë Euro Alb shpk, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Falsifikim i dokumenteve "kryer në bashkëpunim të parashikuar nga 186 dhe 25 të Kodit Penal. Në pranga zyrtarët dhe biznesmenët kanë rënë për tenderin 24 mln lekë për rehabilitimin e kanalit ujitës që ishte fituar nga kompania Euro Alb shpk.

Ndaj të arrestuarve rëndojnë akuzat për veprën penale, "Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike", "Shkelja barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", "Shpërdorimi i detyrës", dhe "Falsifikimi i dokumenteve". 

( Kliko këtu ) Ekstrakti i biznesit Euro Alb

( Kliko këtu ) Ekstrakti i biznesit Loti SHPK


Lajmi kryesor:

Tenderi abuziv 24 mln lekë për rehabilitimin e kanalit ujitës, SPAK arreston kryebashkiakun e Lushnjes dhe 10 bashkëpunëtorët e tij! Koka e grupit kreu i Ndërmarrjes së pasurive publike


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?