Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj përshëndeti operacionin e koduar 'Laboratori' si një tjetër goditje ndaj krimit të organizuara. Gjatë këtij operacioni u vunë në pranga 12 persona për falsifikim dokumentesh për t'u siguruar emigrantëve qëndrimi në vendet e BE kundrejt shumës 1000 deri në 5000 euro. Lleshaj bëri thirrje se shqiptarët i kanë rrugët e hapura drejt BE dhe nuk kanë pse bien pre e mashtrimeve të tilla, ndërsa inkurajon policinë që të godasë të gjitha grupet që veprojnë në këtë fushë.
'Operacioni policor “Laboratori” është një tjetër goditje kundër krimit të organizuar, i cili përpiqet të nxisë kalimin e paligjshëm të qytetarëve drejt vendeve perëndimore, duke nxjerrë përfitime financiare dhe duke dëmtuar rëndë interesat e tyre dhe të gjithë shoqërisë. Qytetarët shqiptarë i kanë rrugët hapur për udhëtim të ligjshëm jashtë vendit, ndaj kërkohet kujdes për të mos rënë në rrjetet e trafikantëve. Agjencitë përgjegjëse do ta thellojnë punën për të goditur në themel të gjitha rrjetet kriminale që veprojnë në këtë fushë, ku bashkëpunimi i qytetarëve është i domosdoshëm dhe krejtësisht edhe në favorin e tyre', shkruan Lleshaj.
Lajmi kryesor: