11 pilotë të rinj i shtohen Forcës Ajrore, mes tyre edhe Armela Murati, pilotja e parë shqiptare! Në 2023 flotë e re me helikopterë 'blackhawk'

7 Shtator 2022, 10:02| Përditesimi: 7 Shtator 2022, 15:32

  • Share

TIRANË- 11 pilotë të rinj do t’i shtohen Forcës Ajrore, pas përfundimit të kursit të përgatitjes së pilotëve ushtarakë helikopteri. I pranishëm në ceremoninë e diplomimit, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaroi se kjo është një dëshmi e rritjes dhe fuqizimit të Forcës tonë Ajrore pjesë e FA të Republikës së Shqipërisë.

‘Kemi sfida të mëdha përpara veçanërisht në FA, si në drejtim të infrastrukturës, por dhe rritjes së kapaciteteve njerëzore. FA është duke realizuar disa projekte historike. Baza e parë taktike ajrore e NATO-s, baza e Kuçovës është tani në ndërtim e sipër dhe ky është një zhvillim historik. Në komponentin e pasurimit të teknikës ajrore, përsëri jemi në momente historike, sepse duke filluar nga viti që vjen ne do të nisim ndërtimin e flotës ajrore me helikopterët Blackhawk. Dy helikopterët e parë do të vijnë vitin që vjen dhe më pas ky numër do të shtohet drejt konsolidimit dhe krijimit të një flote të vërtetë ajrore me helikopterët më të mirë në botë. Ky është një bashkëpunim i suksesshëm me partnerin tonë më strategjik dhe special, SHBA dhe gjej rastin t’i falënderoj’, u shpreh ministri Peleshi, gjatë fjalës së tij.

Ministri i Mbrojtjes tha se disa pilotë janë trajnuar tashmë në SHBA për helikopterët Blackhawk, trajnim të cilin do ta kryejnë edhe trupa e pilotëve të sapodiplomuar. Peleshi shprehu falenderimt për vendet aleate të NATO-s që kanë kontribuuar në rritjen e FA.

“Ne jemi pjesë e së tërës, jemi pjesë e një aleance të fuqishme, e cila sot ka shumë sfida të shtuara përsa i përket skenës dhe sigurisë së mbrojtjes që kanë ndryshuar pas pushtimit dhe agresionit Rus në Ukrainë. Kemi shumë detyra dhe objektiva përpara ndaj unë uroj suksese të përbashkëta edhe arritje sa më të mira në këto sfida, ju uroj punë të mbarë dhe gjithë të mirat në karrierën që ju pret”, u shpreh ministri.

Mes pilotëve të rinj janë 10 djem dhe një vajzë, Armela Muratipilotja e parë shqiptare.

Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë edhe Komandanti i Forcës Ajrore Gjeneral brigade Ylli Pulaj, atashe të vendeve aleate dhe partnere të NATO-s si dhe ushtarakë. Vitin e ardhshëm në bashkëpunim me SHBA është parashikuar edhe ndërtimi i flotës ajrore me helikopterët Blackhawk.  Trupa e pilotëve të sapodiplomuar do të trajnohen edhe për helikopterët Blackhauk për të cilët disa pilotë janë trajnuar tashmë në SHBA.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Or tej: 14/09/2022 22:44

    Kokell shalet

    Përgjigju
  • Lala: 07/09/2022 10:59

    Dikur behesh pilot me 5 vjet Tani behesh per 3 muaj si keta 11 te rinjte.mua vetem per te Marr Patenten e Benzines me zis me Jan dashur 18 muaj kurs.ca te thot me vllai jot per pilotet .nejse sukse

    Përgjigju
    • artur: 07/09/2022 12:38

      po ti ku e more vesh qe kane bere 3 muaj ? apo hajt te tja fusim kot...

    • Tepelenasi: 07/09/2022 12:04

      Po per kuzhinjet supe sa vite zgjat kursi…?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?