Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj

11 shtetas të rinj betohen për shtetësinë shqiptare, mes tyre balerini me famë ndërkombëtare; Veliaj: Misioni ynë është që të gjithë bashkë ta bëjmë Shqipërinë më të mirë

4 Mars, 15:13| Përditesimi: 4 Mars, 15:19

  • Share

11 shtetas të rinj, 8 prej të cilëve nga Kosova, u betuan sot para kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas marrjes së nënshtetësisë shqiptare. Mes tyre ishte edhe balerini me famë ndërkombëtare, Eno Peçi.

Në ceremoninë e betimit, kryebashkiaku Veliaj i uroi të gjithë për rrugëtimin e tyre të ri si shtetas të Shqipërisë, ndërsa i ftoi të bëhen pjesë e aktiviteteve të përditshme që zhvillohen në Tiranë.

“Kemi pasur një fillim viti të jashtëzakonshëm. E nisëm me Presidencën e B40, më pas ndodhi vizita e Sekretarit të Shtetit Amerikan, pastaj u zhvillua Samiti për Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor. Nga java tjetër Tirana do të ketë një pafundësi aktivitetesh me Ditën e Verës, pastaj gjatë gjithë vitit do të punojmë për t’i dhënë më shumë jetë qytetit. Vitin tjetër Tirana do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut. Shpresoj që do ju shoh edhe në shumë aktivitete, do jeni aktivë edhe në jetën e qytetit. Ju uroj shumë sukses dhe shpresoj se do jepni kontributin tuaj dhe do pasuroni jetën e qytetit tonë, bashkë me familjet tuaja dhe me shtetësinë tuaj të re në këtë skuadër që është skuadra jonë Shqipëria”, tha Veliaj.

Ai shtoi se dëshira e tij e madhe është që qytetarët e rinj të Tiranës ta mbështesin njëri-tjetrin në ditë të mira, e në ditë të vështira.

“Besimi im është që të jemi bashkë edhe në ditët e mira, por edhe në ditët kur kemi sfida e vështirësi. Të qënit bashkë, i dyfishon gëzimet; kur kemi halle, të qenit bashkë i përgjysmon hallet. Shpresoj shumë që besoni tek ky mision”, përfundoi Veliaj.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alex: 04/03/2024 17:56

    Po per ne qe e lame nenshtetsibe Shqiptare pse nuk na bete ndonje feste.

    Përgjigju
  • Urimi: 04/03/2024 15:33

    ..për çdo dasëm e celebrim që bën, duhet të mbjellësh nga 10 rrënjë ullinj aty te Diga e Liqenit e te fusha poshtë Digës,si në kohën e Gjergj Kastriotit!

    Përgjigju
    • Gaci: 04/03/2024 16:02

      Tamam, sa te shkelen me kembe parate e hedhura ne dasma, le te perdoren per te bleruar qytetet tona.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?