Foto ilustruese

11 tradita të festave të fundvitit nga e gjitha bota, të cilat mbase nuk i keni dëgjuar

27 Dhjetor 2020, 11:57| Përditesimi: 27 Dhjetor 2020, 12:15

  • Share

Krishtlindjet janë një festë e traditës, e ushqimit dhe e familjes por në çdo vend të botës festohen ndryshe.

Bright side ka mbledhur informacion për këto traditat e pazakonta të festave të fundvitit nëpër botë.

1.Në Afrikën e Jugut, pjata kryesore e festave janë vemjet e skuqura.

Vemjet e skuqura janë shumë ushqyese pasi ato përmbajnë proteina, ato gjithashtu konsiderohen shumë të shijshme dhe vendasit i hanë si meze, ose të gatuara me salcë domateje.

2.Në Japoni torta e kuqe-bardhë është kryesorja gjatë sezonit të festave

Kjo torta është shumë e zakonshme në kulturën japoneze, sa mund ta shihni kudo në reklama, në dyqane dhe kudo. Kjo torta është aq popullore sa ekziston edhe një emoji për të.

3. Në Venezuelë, qytetarët patinojnë me patina për të festuar

Në Venezuelë, qytetarët patinojnë gjithmonë në prag të Krishtlindjeve, kjo traditë u bë mjaft e njohur gjë që ka bërë autoritetet të bllokojnë një pjesë të rrugëve atë ditë.

4. Në Greenland, për festat hanë lëkurë balene dhe zogj deti të thartuar

Vendasit nga Greenland shërbejnë një pjatë e veçantë e cila quhet “mattak” e bërë nga lëkura e balenave. Një pjatë tjetër është ”kiviak” i cili është mish i papërpunuar i auksit ( një specie zogjsh). Ato konsiderohen shumë të shijshme për vendasit.

5. Në Republikën Çeke, gratë hedhin këpucët për të gjetur se kur do të martohen

Sipas kësaj tradite gratë e pamartuara duhet të qëndrojnë me shpinë të dera dhe të hedhin këpucët. Në varësi të mënyrës se si do të do të bjeri këpuca do të dinë nëse do të martohen së shpejti. Nëse maja e këpucësh do drejtohen nga dera, do të thotë që së shpejti do të martohen nëse jo, ato duhet të presin edhe pak.

6. Në Spanjë, veshin të brendshme të kuqe dhe hanë 12 kokrra rrush

Në Spanjë ka 2 tradita të pazakonta që praktikohen në prag të vitit të ri. Tradita e parë thotë që duhet çdo njeri të hajë 12 kokrra rrush për 12 sekonda, çdo kokërr rrushi përfaqëson një muaj të vitit dhe nëse ata i hanë shpejtë do të thotë që do të kenë fat gjatë gjithë vitit. Mos harroni të vishni të brendshme të kuqe atë mbrëmje.

7. Në Finlandë një trajtim i gjatë sauna është “i detyrueshëm” në festën e Krishtlindjeve

Në prag të Krishtlindjes, çdo person bëhet gati për një seancë të gjatë dhe relaksuese sauna përpara se të kënaqet me ushqimet gjatë darkës së Krishtlindjes. Konsiderohet se është një mënyrë e shkëlqyeshme pastrimi, e cila është shumë e rëndësishme në këtë ditë festive.

8. Në Islandë, ofrojnë veshje të reja për këdo

Islanda nuk ka një Babagjysh, por 13 babagjysha t ashtuquajtur Yule Lads. Ata vijnë 13 ditë përpara Krishtlindjeve dhe lënë dhurata për fëmijët te këpucët. Legjenda thotë se nëse nuk marrin të paktën një rrobë të re për Krishtlindje kafsha do  t'ju "hajë".

9. Në Etiopi, veshin rroba tradicionale të bardha për Krishtlindje

Ganna, siç quhet Krishtlindja në Etiopi, festohet në shtatë janar. Vendasit zakonisht veshin rroba tradicionale të gjata dhe të bardha, të njohura si "netela". Ata mblidhen të gjithë së bashku për festimin dhe këndojnë dhe këndojnë muzikë tradicionale.

10. Në SHBA njërëzit vishen si babagjysha

SantaCon është një traditë amerikane që filloi në San Francisko në 1994 por shpejt u përhap në qytete të tjera të botës. New York është vendi më i madh nga të gjithë. Shumë njerëz vijnë të veshur si Babagjysha ose ndonjë personazh tjetër i Krishtlindjeve dhe festojnë së bashku.

11. Në Norvegji, fshehin të gjitha fshesat

Populli norvegjez ka një zakon të fshehin të gjitha fshesat në prag të Krishtlindjes, sepse ekziston një besim se shtrigat ose shpirtrat e tjerë të këqij mund të vijnë dhe t'i vjedhin ato.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?