Këngëtari John Legend dhe partnerja e tij Chrissy Teigen

VIP & Spektakël

11 vite bashkë, Legend-Teigen shfaqen marrëzisht të dashuruar (Foto)

7 Shtator 2018, 12:52| Përditesimi: 7 Shtator 2018, 12:56

  • Share

Është kaq e mrekullueshme të shohësh njerëz që duhen dhe flirtojnë me njëri-tjetrin edhe pas shumë vitesh njësoj si të ishte muaji i parë i njohjes. Dhe këtë e bën as më pak e as më shumë se sa dyshja e njohur në të gjithë botën. Këngëtari John Legend dhe modelja Chrissy Teigen janë shfaqur kaq të dashuruar pranjë njëri-tjetrit, pas 11 vitesh njohje.

Ata janë prindër të dy fëmijëve tashmë, por kjo nuk i ndalon të jenë gjithmonë të qeshur në krahët e njëri-tjetrit dhe të shfaqin dashuri pafund. Sigurisht që nuk mungojnë herë pas here as dedikimet romantike.

Foto e shkrepur nga paparacët

Paparacët kanë mundur të fotografojnë edhe një çast pasionant, në sediljet e pasme të makinës. Chrissy Teigen dhe John Legend u njohën gjatë xhirimeve të klipit Stereo në 2007- ën. Pas 12 orëve xhirime, ata shkuan në hotelin e Legend ku kaluan natën bashkë për të mos u ndarë më kurrë.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?