Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

11 vite nga vrasja e 4 oficerëve të krimit/ Basha: Autorët s'janë kapur! Dëshmorët e Atdheut po rivriten nga qeveria 'ortake e krimit'

8 Gusht 2020, 15:51| Përditesimi: 8 Gusht 2020, 15:56

  • Share

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtuar 4 oficerët e antimafias të rënë në krye të detyrës 11 vite më parë, teksa ka hedhur akuza për qeverinë 'Rama.

Një nderim për dëshmorët e luftës kundër krimit, oficerët e antimafias Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj dhe Sajmir Duçkollari, teksa edhe pse kanë kaluar shumë vite, autorët nuk janë vënë përpara drejtësisë. Kjo sipas Bashës, është sepse kjo qeveri është e lidhur me krimin, një akuzë që kryedemokrati e ka artikuluar shumë herë për kreun e qeverisë Edi Rama.

" Nderim për dëshmorët e luftës kundër krimit, oficerët e antimafias Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari. 11 vjet më parë, ata u vranë në krye të detyrës, por drejtësia akoma nuk është bërë. Dëshmorët e Atdheut po rivriten nga qeveria ortake e krimit", shkruan Basha.

Postimi i plotë i kryedemokratit Lulzim Basha

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • KRIMINELI DEBIL: 08/08/2020 17:10

    Po 4 burat e vrar nga dora jote gjakatare o krimineli hajdut lyl idjoti nuk quhet ? ? ? Apo për tyvka tjetër standart qeveria o monstra lyl. Po zaten ti ske faj se bredh i lir e pa të hy gjemb në këmb se sjan BURRA ata njerzit e atyre të 4 të pafajshmëve që stë tërheqin zavar ty mor pis maskara burec. Pty rac muzi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?