11 vite pas vdekjes, një rrugë me emrin e aktorit të madh Agim Qirjaqi në Tiranë! Veliaj: Frymëzues për brezat e rinj

28 Janar 2021, 14:03| Përditesimi: 28 Janar 2021, 15:27

  • Share

Një rrugë e re në Tiranë do të mbajë emrin e aktorit dhe regjisorit të  mirënjohur shqiptar Agim Qirjaqi, i ndarë nga jeta 11 vite më parë. Kryebashkiaku Veliaj, i dorëzoi tabelën simbolike me emrin, vëllait të tij Maks Qirjaqi duke e kujtuar si një ndër emrat ikonë që ka frymëzuar brezat e rinj.

Në 11-vjetorin e ndarjes nga jeta e tij, një rrugë e re e kryeqytetit që lidh kufirin mes Tiranës dhe Yzberishtit do të mbajë emrin e aktorit dhe regjisorit të njohur shqiptar Agim Qirjaqi. Bashkë me regjisorin Kujtim Çashku, kryebashkiaku Veliaj i dorëzoi në mënyrë simbolike tabelën me emrin e aktorit, vëllait  të tij Maks Qirjaqit.

Sinkron Kryebashkikau Erion Veliaj...

“Është koha që fëmijët, teksa ecin rrugëve, të lexojnë emrat e njerëzve frymëzues, ndërsa prindërit të kenë mundësi t’u tregojnë se cili është aktori i famshëm, një qytetar i dobishëm i kombit tonë, që ka frymëzuar breza"- tha Veliaj.

"Ju falënderoj shumë, që 11 vjet pas ndarjes së Agimit nga jeta, bashkia e nderon me këtë ceremoni. Të tjerët nuk u kujtuan, por ai e ka triumfin dhe vlerën e tij atje ku është",- tha Maks Qirjaqi.

Aktori i dashur nga Kolonja i dhjetëra roleve në teatër dhe kinematografinë shqiptare Agim Qirjaqi, u nda nga jeta në moshën 59 vjeçare në 28 mars te vitit 2010.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ymeri: 25/03/2021 23:13

    AKTOR SHUME I MADH AGIMI,,,MERITON ME SHUME, NJE TEATER ,,APO KINEMA MUND TE MARRE EMRIN E TIJ...

    Përgjigju
  • Lui: 02/02/2021 16:29

    Me ne fund u kujtuat... Jepni tituj lloj lloj njeriu qe ne rastin me te mire nuk kane kontribut fare ne shoqeri, si puna e te ndjerit djale qe u vra nga nje punonjes policie, e ne rastin me te keq, si puna e Ylli Bakes qe frymezon shoqerine me nivele te ulta te shijes per muzike, shkurt, kontribues per uljen e nivelit kulturor te nje shoqerie.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?