'Klubet e debateve' të gjimnazeve Ismail Qemali dhe Sami Frashëri

110 vite nga krijimi i Gjykatës së Lartë! Sot u organizuan 'Klubet e debatit', nxënësit e 2 gjimnazeve të Tiranës prezantuan platformat mbi gjendjen e sistemit gjyqësor

6 Mars 2023, 16:04| Përditesimi: 6 Mars 2023, 16:09

  • Share

Gjykata e Lartë do të festojë 110 vjetorin e krijimit të saj me 10 maj. Për ta kremtuar sa më mirë këtë përvjetor të rëndësishëm, janë planifikuar një sërë aktivitetesh që do të shtrihen gjatë muajve mars, prill dhe do të kulmojnë me konferencë ndërkombëtare më 10 maj.

Aktivitetet e ideuara do të jenë për ndërgjegjësimin e publikut mbi misionin dhe rolin e gjyqësorit në zhvillimin shoqëror dhe historik të një vendi.

Siparin e këtyre aktiviteteve e hapi një seance debati midis dy gjimnazeve të Tiranës, Ismail Qemali dhe Sami Frashëri, organizuar sot në sallën e Kolegjeve të Bashkuara, pranë kësaj Gjykate. “Klubet e Debatit” të dy gjimnazeve të Tiranës prezantuan platformat e tyre mbi gjendjen e sistemit gjyqësor në Shqipëri, problemet me të cilat ai haset dhe perceptimet e ndryshme që ka publiku në lidhje me të.

Anëtarët e secilit klub debati përcollën argumente pro dhe kundër, përpara trupës së gjyqtarëve dhe stafit të Gjykatës së Lartë, si edhe nxënësve e mësuesve të këtyre gjimnazeve. Në përfundim të aktivitetit, u shpërndanë certifikata mirënjohjeje për angazhimin dhe kontributin e nxënësve dhe mësuesve të tyre nga gjyqtarët e Gjykatës së Lartë.

Aktivitetet do të vijojnë në këtë format edhe mes shkollave 9 vjeçare dhe gjimnazeve të tjera të Tiranës, edhe me mënyra alternative prezantimi, mbi çështje që lidhen me drejtësinë dhe ligjin, në kuadër të afrimit të gjykatës me publikun si mënyra më e mirë për të përkujtuar 110 vjetorin e Gjykatës së Lartë.

Komento

Komente

  • Iris: 07/03/2023 01:59

    Debati mes gjimnazeve ose universiteteve eshte ide e shkelqyer.Ne U.S eshte i perhapur gjeresisht dhe jo vetem per kete fushe.Ketej dalin ata qe do te jene me te miret ne fushat e tyre dhe lideret e se ardhmes.Mendoj qe duhet vazhduar e perhapur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?