LUSHNJE- 27 burrat që u vranë në mënyrën më barbare nga ushtria serbe mëse 110 vite më parë në fshatin Gjuzaj do të kenë tanimë një memorial përkujtimi në zonën e Dardësisë, së Lushnjës.
Në përkujtim të masakrës serbe të vitit 1913, historiani Niko Ferro rrëfen të dhëna mbi dokumentimin e ngjarjes.
“Me ato pak dokumente që ruhen në Muzeun e Lushnjës të gjitha emrat janë vendosur në lapidarian që u përurua. Në këto moment ushtria Serbe kalojnë kufirin kalojnë Shkumbinin, pushton Peqinin dhe i drejtohen Lushnjës por vlen të tregohet trimëria e banorëve të këtij fshati, të cilët i penguan pushtuesit edhe pse pati pasoja”, tregon historiani Niko Ferro historian, Dr i Muzeut Lushnjë.
Historiani thotë se për këtë ngjarje ka pak informacion, pasi nuk është përfshirë as në tekstet shkollore të historisë së Shqipërisë.
“Ka patur rezistencë. Edhe pse kanë kaluar 110 vjet historia dhe e vërteta nuk mund të bjerë në harresë. Është edhe për faj të diktaturës, por këtë nuk kemi për ta gjetur pse nuk është shkruar deri më sot por që në librat e historisë të paktën për shkollat fillore duhet të dihet”, shton ai.
Zona ku janë varrosur 27 civilët e masakruar nga ushtria serbe më 25 mars të vitit 1913 njihet me emrin “Boka e Bardhë”