110 vjet marrëdhënie diplomatike me Bullgarinë, ambasadori Kirov në ceremoninë e prezantimit: Do ju ndihmojmë të futeni në BE

2 Mars 2023, 16:47| Përditesimi: 2 Mars 2023, 17:11

  • Share

Ceremonia e prezantimit të ambasadorit të ri të Republikës së Bullgarisë, Ivaylo Kirov, u bë me rastin e kremtimit të 110-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe 30-vjetorit të Traktatit të Miqësisë midis dy vendeve.

Për Report Tv, ambasadori i ri Ivaylo Kirov foli për forcim të bashkëpunimit mes dy vendeve si dhe asistencë drejt rrugës europaine. 

 “Në radhë të parë mes popujve tanë ka një miqësi të gjatë në kohë. Nuk janë vetëm 110 vjet të marrëdhënive dipolmatike, por marrëdhëniet mes dy vendeve datojnë që nga koha e rilindjes."- tha ambasadori. 

Pyetje: Cilat janë disa nga projekte?

"Do të ndihmojmë për projektet infrastrukturore dhe do të ndihmojmë që Shqiupëria të jetë sa më shpejt pjesë Bashkimit Europian. Do të bashkëpunojmë në ekonomi dhe zhvillimin e turizmit."- shpjegoi ai.

Lidhjet dhe kujtimet me Shqipërinë i ka që nga fëmijëria në vitin 1984, gjatë vizitave në Tiranë dhe në Durrës.

Kirov falënderoi Shqipërinë për ndihmën dhe bashkëpunimin me komunitetin bullgar që jeton në vendin tonë.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?