110 vjetori i Gjykatës ë Lartë, Sokol Sadushi rendit sfidat: Pandëshkueshmëria kërkon zgjidhje tërësore

10 Maj 2023, 10:47| Përditesimi: 10 Maj 2023, 11:05

  • Share

 

Në 110 vjetorin e formimit të Gjykatës s Lartë, zv.kryetari i saj, Sokol Sadushi ka renditi sfidat kryesore me të cilën po përballet drejtësia,.

“Numri në rritje i çështjeve gjyqësore kundrejt numrit të ulët të gjyqtarëve, vonesat në gjykim, mosekzekutimi i vendimeve të formës së prerë, praktikat e ndryshme për çështje të ngjashme, niveli profesional, etik dhe moral i magjistratëve, por edhe pandëshkueshmëria kërkojnë zgjidhje tërësore dhe strategjike. Të gjitha këto sfida, të vjetra a të reja kanë të përbashkët nevojën për t’i përballuar me masa të përshtatshme dhe efektive, që janë vendimtare për suksesin ose dështimin. Rritja e besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë mbetet një tjetër sfidë. Gjyqësori e përmbush misionin e tij në mënyrë efektive vetëm kur publiku krijon besim se, gjykatat, edhe kur gabojnë, veprojnë krejtësisht të pavarur. Kjo do të thotë besim në një gjyqësor të pavarur, të ndershëm dhe të paanshëm, besim në standardet etike të gjyqtarit, besim se gjyqtari nuk shpreh pikëpamjet e veta personale, se nuk është palë e interesuar në proces dhe se nuk është duke luftuar për pushtetin e tij, por për të mbrojtur demokracinë dhe shtetin e së drejtës”, tha Sadushi.


Lajmi kryesor:

110 vite Gjykatë e Lartë/ Kim: Mos mendoni se me ikjen time, do bllokohet reforma në drejtësi! Hohmann: S’ka integrim në BE pa drejtësi cilësore


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?