110-vjetori i Pavarësisë, deputetët e PS-së takojnë komandantët e UÇK në Hagë! Balla: Për festat tek Çlirimtarët e Kosovës (VIDEO)

29 Nëntor 2022, 10:26| Përditesimi: 30 Nëntor 2022, 12:43

  • Share

Ashtu siç patën paralajmëruar, deputetët e Partisë Socialiste kanë shkuar në Hagë për të uruar nga afër krerët e UÇK-së për festat e nëntorit. Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla dhe deputeti Arben Pëllumbi për festat e Pavarësisë dhe çlirimit kanë vizituar Çlirimtarët e Kosovës në Hagë.

"U takova sot me Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryetarin Kadri Veseli në Hagë. Jemi krenarë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila bëri një luftë çlirimtare të pastër e të drejtë, ashtu siç janë luftërat çlirimtare, sepse e drejta për liri ishte në themelin e saj.  Sot komandantët e UÇK-së mbahen të arrestuar, në të njëjtën godinë, sikur ata që ushtruan masakrat në Kosovë, Srebrenicë e gjetkë, mbi bazën e disa akuzave të paqena, të një raporti dhe një rezolute turpi, për ata që e shkruan dhe ata që e votuan", tha Balla. 

Katër ish-udhëheqësit politikë e ushtarakë të UÇK-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kreyparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Rexhep Selimi janë të fundit që u dërguan në Hagë.

Arrestimet erdhën pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale, kishte konfirmuar aktakuzat ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Ish- presidenti Hashim Thaçi së bashku me Kadri VeselinJakup KrasniqinRexhep Selimin akuzohen për krime lufte. Ndaj tyre rëndojnë 10 akuza, për përndjekje, burgosje, ndalim arbitrar, aktet të tjera ç'njerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje si krim kundër njerëzimit, vrasje e paligjshme si krim lufte, zhdukje me forcë e personave, në periudhën mes prill 1998- gushtit 1991.

Ora 17:33
Balla në Hagë, takon Thaçin dhe Veselin: Ndodhen të arrestuar sikur kryen masakrat në Kosovë! Akuzat e paqena bazohen në një raport dhe rezolutë 'turpi'

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ishte në Hagë ku qëndroi për 7 orë dhe takoi Hashim Thaçin me Kadri Veselin. Me anë të një postimi në Facebook thotë se janë krenarë për UCK dhe shton se komandantët po mbahen të arrestuar sikur kryen masakra.

Teksa shton se mbahen në paraburgim për akuza të paqena, e cilëson rezolutën e Dick Marty si ‘turp’ për ata që e shkruan dhe e votuan.

“U takova sot me Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryetarin Kadri Veseli në Hagë. Jemi krenarë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila bëri një luftë çlirimtare të pastër e të drejtë, ashtu siç janë luftërat çlirimtare, sepse e drejta për liri ishte në themelin e saj.  Sot komandantët e UÇK-së mbahen të arrestuar, në të njëjtën godinë, sikur ata që ushtruan masakrat në Kosovë, Srebrenicë e gjetkë, mbi bazën e disa akuzave të paqena, të një raporti dhe një rezolute turpi, për ata që e shkruan dhe ata që e votuan”, shkroi Balla.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • turi: 29/11/2022 10:58

    me ca lekesh ka ik ky?! ka ndonje transparence?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?