VIDEO/ 111 vite nga Pavarësia, Rama: Në 28 nëntor Parada Kuq e zi në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit'

25 Nëntor 2023, 14:24| Përditesimi: 25 Nëntor 2023, 14:35

  • Share

Më 28 nëntor, në kuadër të 111-vjetorit të Ditës së Pavarësisë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ do të zhvillohet Parada Kuq e Zi 2023.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet 3D si do të zhvillohet parade e shkruan se ideja ka ardhur nga një grup të rinj në diasporë.

‘Një ide e ardhur nga një grup të rinjsh në diasporë, do të mbledhë shqiptarët nga të katër anët në një paradë të vetme më 28 nëntor. Nëse moti do të ndihmojë pak, në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" nis në mesditë Paradakuqezi 2023!’- shkruan Rama.

Me pjesëmarrjen e mijërave shqiptarëve nga të gjitha trojet, parada do të mbledhë mbi 150 Ansamble popullore.

Drejtorja Ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, Andriola Kambo, në një intervistë për Report Tv, tregoi detaje të paradës që për herë të parë zhvendoset nga Nju Jorku në Shqipëri.

‘Tirana ka qenë një bum turistik. Ne po përpiqemi të promovojmë të gjitha qytet shqipfolëse nga kryeqendra e të gjithë shqiptarëve. Ku ka më mirë të festojmë në ditët e pavarësisë. Të promovojmë vlerat dhe grupet artistike që janë të kësaj parade’, u shpreh drejtorja Ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, Andriola Kambo.

Ky event synon nxitjen e saj qa Kambo preferon ta quajë “rrjetëzim të shqiptarëve” kudo ku ka të tillë.

‘5 mijë e ca vetë janë pjesë të kësaj parade. Po flasim për një paradë për herë të parë të llojit të saj.  Kemi 47 komuna arbëreshe. Thuajse gjithë Tirana është e bllokuar. Kemi dhe diasporën që po bëhet pjesë. Po vijnë nga New Yourk-u për tu bërë pjesë’, tha Kambo.

Prej 15 vitesh ky organizim i shoqatës ‘Rrënjët Shqiptare’ ka veshur nju Jorkun me petkun e flamurit, dhe ka shërbyer për të dhënë mesazhe bashkimi për shqiptarët.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Besniku: 26/11/2023 08:11

    PARADËN DUHESH TË DILTE USHTRIA NË SHESHË TË PARAKALONTE,TË DEMOSTRONTE ME TRUPA DHE ARMATIM SIPAS KOHËS DHE NEVOJËS MBROJTËSE QË KA VENDI QË FESTONË PAVARSIN,PASË TYRE TË PARAKALOJ E FESTOJ KUSH DO QË E NDJEN E FESTON PËR PAVARSIN E SHQIPËRIS

    Përgjigju
  • Toni: 26/11/2023 02:08

    Me falni injorancen po kur ka qen i lir ndonje her populli Shqiptar qe festohet pavarsia ?

    Përgjigju
  • Beluli: 26/11/2023 00:20

    Epo pa parade nuk rri dot qurravisja ramiste si deshmi e trashegimise komuniste.

    Përgjigju
  • Genti: 25/11/2023 16:31

    Mire duket ne 3D. Te presim realitetin

    Përgjigju
  • Askushi: 25/11/2023 15:58

    Parada ne tirane,ahahah Edhe festat doni ti pervetesoni sipas qejfit….

    Përgjigju
  • Alb: 25/11/2023 15:13

    Po, shumë bukur, se flamuri është ngritur në Tiranë. Edhe Ismail Qemali është me origjinë nga Kamza.

    Përgjigju
    • Flamurtari: 25/11/2023 19:30

      Fiks, por Vlores nuk ia heqin dot, te bejne c'te duan.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?