111 vite Polici e Shtetit, Balla: Sfida na presin, ndihmë nga Inteligjenca artificiale! Më 1 korrik rritja e pagës

13 Janar, 11:04| Përditesimi: 13 Janar, 12:37

  • Share

Në ceremoninë e 111 vjetorit të themelimit të policisë së shtetit, organizuar sot në ambientet e Akademisë së Sigurisë, ministri i Brendshëm Taulant Balla paralajmëroi se për sfidat që uniformat blu hasin çdo ditë në luftën kundër krimit do të kërkojnë ndihma edhe e Inteligjencës Artificiale.

"Duhet të vijojmë të thellojmë reformat në mënyrë që të forcojmë në një nivel edhe më të lartë aleancën me qytetarët. Na duhet të përmirësojmë komunikim me qytetarët duke përdorur sa më shumë teknologjinë. Jetojmë në kohën e inteligjencës artificiale. Shumë shpejt do të kemi edhe në policinë e shtetit modele të reja të përdorimit të inteligjencës artificiale në përmirësimin e punës hetimore apo dimensioned e tjera të punës së policisë'

Teksa përsëriti edhe një herë progresin që sipas tij është bërë në polici, Balla e kishte një porosi sidomos në lidhje me krimet në familje.

Ekziston një shqetësim që kërkon vëmendjen dhe veprimin tonë të përbashkët: ndër to është numri shqetësues i krimeve brenda familjes, për të cilat sado të pakta qofshin janë prioritet i punës sonë. Këto ngjarje godasin në zemrën e shoqërisë, duke na detyruar të intensifikojmë përpjekjet, jo vetëm në zbatimin e ligjit, por edhe në nxitjen e ndërgjegjësimit, mbështetjes dhe mekanizmave të ndërhyrjes për të mbrojtur shtetasit e rrezikuar, përgjithësisht nënat dhe motrat tona. Përballja me këto sfida kërkon një qasje edhe më të shumë-anshme. Duhet të vazhdojmë të përforcojmë strategjitë tona të zbatimit të ligjit, duke garantuar që autorët me bazë gjinore, të dhunës seksuale, të krimeve ndaj të miturve të vendosen para drejtësisë menjëherë e me vendosmëri. Po aq e rëndësishme është nevoja për të krijojmë mekanizma për t’i parandalimin e ngjarjeve të tilla, përpara se ato të ndodhin. 

Balla tha se në qeveri po diskutohet një rritje historike e pagave që do të hyjë në fuqi, ndërsa për policia pritet të jetë më e vlerësuara.

“Kreditë e para pa interes për banesa, i kanë marrë 94 punonjës të Policisë së Shtetit. Do të vazhdojnë gjatë 2024 edhe për të paktën 300 punonjës të Policisë së Shtetit dhe për të vazhduar dhe më shumë në vitin 2025, për të zgjidhur një prej problemeve më akute të Punonjësve të Policisë së Shtetit”, tha Balla. Jemi në fazën që bashkë me ministrin e Financave po detajojmë se sa do jetë dhe rritja e pagës për punonjësit e Policisë së Shtetit, ashtu si edhe për sektorët e tjerë, Forcat e Armatosura, Shëndetësia, apo administrata. Pa asnjë dyshim, kërkesa ime është që në këtë rritje historike pagash për sektorin publik, që do të realizohet më 1 korrik, Policisë së Shtetit të jetë më e vlerësuara për shkak të nevojës për të dinamizuar edhe më shumë punën e Policisë së Shtetit”, tha Balla.

Në fjalën e tij në ceremoni, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Rrumbullaku tha se angazhimi në strukturat e uniformave blu është më i madh se kurrë. Rrumbullaku kujtoi edhe një ata që dhanë jetën në krye të detyrës

Në ceremoni në Drejtorinë e Përgjithshme u shpërndanë edhe çertifikata vlerësimi, ku mund të veçohen drejtorët e policisë në Vlorë e Elbasan, Ermal Muça dhe Ilir Proda por edhe ish drejtuesi në Shkodër, Ervin Hodaj.

Policia e Shtetit e shënoi 111-vjetorin e themelimit me ceremoni të dnryshme në drejtoritë kryesore në të gjithë vendin.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ndergjegja: 13/01/2024 13:19

    Shoku tao, inteligjenca artificiale nuk eshte mjet kercenimi,institucion ideologjik friksimi shokuTao. Ajo eshte një energji inteligjente e pafillim dhe e pafund ne sherbim te shpirtit ekzistencial te njeriut.

    Përgjigju
  • Genci: 13/01/2024 12:44

    TE TRE KETA TE CWRTIFIKUARIT PER MERITA TE ""VECANTA" JAN KATAPULTUAR NGA SAJMIR TAHIRI DHE BANDAT E TIJE.... I SHERBEJN XHEPAVE TE TYRE DHE RILINDJES.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?