Kronikë

112-Vjetori i Policisë së Shtetit, ceremoni në Berat dhe Lushnjë! Kurora në ‘Varrezat e Dëshmorëve’ dhe homazhe për policët e rënë

13 Janar, 16:17| Përditesimi: 13 Janar, 16:59

  • Share

Drejtoria Vendore e Policisë së Qarkut të Beratit dhe Policia e Lushnjës kanë festuar sot 112-Vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit (13 Janar). 

Të pranishëm në ceremoninë e Beratit kanë qenë drejtues të institucioneve vendore, drejtues të strukturave të policisë, Mitropoliti i Beratit imzot Asti dhe familjarë të punonjësve të policisë, të vrarë në krye të detyrës ndër vite.

Ata fillimisht i janë drejtuar ‘Varrezave të Dëshmorëve’, ku prehen 7 efektivë policie që janë vrarë në krye të detyrës, ku u vendosën kurora dhe buqeta me lule në Memorialin kushtuar Dëshmorëve dhe homazhe në varret ku prehen policët e rënë në krye të detyrës.

Pas kësaj, në ambientet e DVP Berat u organizuar edhe një ceremoni festive me rastin e 112-Vjetorit të themelimit të institucionit ligjzbatues, ku dhe u shpërndanë disa certifikata mirënjohjeje për disa efektivë policie.

Edhe Komisariati i Lusnjës zhvilloi një ceremoni zyrtare. Merrnin pjesë përveç efektivëve të policisë dhe familjarëve të të rënëve, edhe deputetët Lindita Buxheli dhe Bujar Çela, si dhe kryetarja e bashkisë Eriselda Sefa, të cilët përshëndetën me rastin e festës.

Kryekomisar Gerald Toska, drejtuesi i komisariatit të policisë së Lushnjës, ka falënderuar efektivët për punën e përkushtuar në detyrën e tyre fisnike.

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?