Nuk mund ta përshkruajë asgjë, tmerrin që ka kaluar Bejruti natën e kaluar, kështu është shprehur presidenti libanez Michel Aoun, i cili ka siguruar qytetarët se ngjarja do të hetohet dhe fajtorët do të marrin ndëshkimin e duhur. Të paktën 113 persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të fuqishëm pasditen e së martës. Ekipet e kërkim-shpëtimit kërkuan me orë të tëra nën rrënoja dhe hetuesit theksuan se neglizhenca ka shkaktuar një nga krizat më të mëdha me të cilat është përballur vendi.
Më shumë se 4,000 njerëz u plagosën gjatë shpërthimit në portin e Bejrutit dhe 300 000 mijë banorë mbetën të pastrehë pasi flakët shkatërruan fasadat e ndërtesave. Presidenti i vendit Michel Aoun tha se shpërthimi ishte shkaktuar nga 2.750 ton nitrat amoni të mbajtur në mënyrë të pasigurt në një depo. Aoun deklaroi tre ditë zie për vendin dhe theksoi se asgjë nuk mund ta përshkruante tmerrin që ka kaluar Bejruti natën e kaluar.
Në mesazhin e tij, përpara mbledhjes me kabinetin, ai theksoi se qeveria ishte "e vendosur të hetojë atë që ndodhi sa më shpejt të jetë e mundur, për të gjetur përgjegjësit dhe personat e papërgjegjshëm në këtë situatë. Ndërkohë që sipas të dhënave të siguruara nga "Reuters" është urdhëruar arresti shtëpiak për të gjithë zyrtarët të përfshirë në ruajtjen e materialeve që nga viti 2014.
Lajmi kryesor:
'Bejruti qytet fantazmë'! Shkak shpërthimi i mbi 2 mijë ton nitrat amoni në depo që mbahej fshehur për 6 vite! 135 viktima mbi 5 mijë të plagosur
//ReportTv.al