Kronikë

1136 gjoba nga Policia Rrugore në Berat gjatë 2 javëve të fundit, 4 shoferë të arrestuar

22 Shtator, 16:32| Përditesimi: 22 Shtator, 16:34

  • Share

Policia e Beratit ka vendosur 1136 gjoba për shkelje të ndryshme rrugore gjatë 2 javëve të fundit.

Gjatë kontrolleve në rrugë, janë arrestuar edhe 4 shoferë për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Ndërsa 6 shoferë të tjerë po hetohen në gjendje të lirë për drejtim mjeti pa patentë.

Njoftimi i Policisë Berat:

Policia Rrugore e Beratit vijon monitorimet me dron, radar dhe makina inteligjente në të gjitha akset e qarkut, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar shtetasve që drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit, që kryejnë parakalime të gabuara dhe që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara.

Gjatë 2 javëve të fundit, janë arrestuar 4 shtetas për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë 6 shtetas për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Më tej, gjatë kësaj periudhe:

janë ndëshkuar administrativisht 3 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;

janë ndëshkuar 224 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara;

janë ndëshkuar 115 drejtues automjetesh për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

janë ndëshkuar 87 drejtues motomjetesh për mosvendosjen e kaskave mbrojtëse;

janë ndëshkuar 227 drejtues mjetesh për shpejtësi mbi normat e lejuara;

janë ndëshkuar 257 drejtues automjetesh për ndalim ose pushim të automjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;

janë ndëshkuar 223 drejtues mjetesh për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut.

Policia Rrugore e Beratit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

V.GJ /r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?