KORÇË-114 kg kanabis janë sekuestruar gjatë një aksioni të zhvilluar mbrëmjen e 3 ditëve më parë në qytetin e Korçës si dhe u vunë në pranga 4 persona, mes të cilëve dhe avokatin Joni Mosku, i dënuar më parë për trafik droge.
Sot është dhënë masa e sigurisë për 4 të arrestuarit, teksa Prokuroria ka kërkuar masën e "arrestit me burg", masë e cila u pranua nga gjykata.
Joni Mosku ,Ligor Romaçka, Idriz Manej , Albion Çiko u lanë sot në arrëst me burg në seancën e orës 09:30.
Ata u arrestuan ditën e shtunë, ku avokati Joni Mosku tentoi të kalonte nga Gorica 66 kg cannabis. Ndërsa Ligor Romacckës ju gjet në magazinë 48 kg cannabis bashkë me 1 pistoletë sportive dhe 1 makinë pa dokumentacion.
Ky grup trafikantësh ishte prej dy javësh nën hetim nga policia, ndërsa mbrëmjen e djeshme gjatë tentativës së trafikimit drejt Greqisë së një pjesë të drogës prej 66 kg kanabis ka bërë që policia të nis operacionit e koduar “Restart” dhe të vihet në ndjekje të makinës me të cilën udhëtonte avokati Joni Mosku. Avokati u kap në pikën kufitare të Goricës dhe brenda mjetit të tij tip "Opel Meriva", iu gjet e fshehur 66 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis e fshehur në sediljet e pasme të mjetit në një hapësirë të krijuar apostafat për të fshehur drogën.
Pjesa tjetër e drogës prej 48 kg kanabis u gjet e fshehur në një magazine në lagjen nr. 1, Korçë, të marrë në përdorim nga shtetasi Ligor Romaçka. Po ashtu edhe kjo sasi droge ishte fshehur në brendësi të një mjeti tip "Opel Meriva", pa targa, pa dokumentacion që rrinte brenda magazinës.
Grupi i trafikantëve kishin detyra të ndara në trafikun e kanabisit në Greqi, ku avokati dhe Ligor Romaçka luanin rolin e transportuesit drejt Greqisë, Idriz Menaj ishte poseduesi i kanabisit, ndërsa Albion Çiko ishte personi që bënte modifikimin e mjetit, me qëllim fshehjen e sasisë së lëndës narkotike.
Gjatë aksionit policia sekuestroi 114 kg kanabis, 1 armë sportive tip pistoletë, 4 automjete, 6 aparate celularë dhe 1 pajisje metalike (presë) e cila shërbente për paketimin e lëndës narkotike.