115 nxënës-instrumentistë nga të gjitha trevat shqipfolëse, pjesë e “Videofestivalit music speaks”

8 Prill 2020, 15:04| Përditesimi: 8 Prill 2020, 16:03

  • Share

Gjatë kësaj periudhe që të gjithë gjenden të vetizoluar në shtëpitë e tyre, fëmijët janë duke zhvilluar mësim online. Violinisti Ergi Papadhimitri ka menduar për të gjithë ata nxënës-instrumentistë, nga Shqipëria, Kosova, edhe Mali i Zi, për t’i bërë bashkë në videofestivalin “Speaks”.

“Videofestivali music speaks" është një platformë e re ideuar nga unë me qëllimin kryesor, që të motivoj sa më shumë nxënësit instrumentistë nga klasa e parë deri në të nëntën, edhe të përfshijë Shqipërinë, Kosovën edhe Malin e Zi”. Kanë qenë rreth 115 fëmijë në disiplinën e pianos, violonçelit dhe violinës, për të cilët janë shpërndarë certifikata mirënjohje për nxënësit edhe mësuesit",  thotë Papadhimitri. 

“Kjo nisëm ka pasur si qëllim që fëmijët të shkëputen nga aktualiteti që kanë jetuar këto ditë, edhe në këtë mënyrë të studiojnë edhe të jenë sa më afër me mësuesit e tyre që kanë, por edhe të vendosin një video në një platformë online, që edhe ata i reklamon, por edhe i njeh më shumë me njëri-tjetrin në Shqipëri, Kosovë edhe në Mal të ZI”, thotë ai.

Artisti mendon se Shqipëria ka një traditë shumë të madhe mbi violinën, pianon edhe violonçelin.

“Kjo nismë është përkrahur nga kolegët edhe miqtë e mi, që janë mësues instrumentistë në shkollat e liceut artistik “Servete Maçi” dhe “Dëshmorët e lirisë”. Mendoj se të gjithë mësuesit në Shqipëri janë duke dhënë më të mirën e tyre, edhe duke u njohur me diçka të re, siç është mësimi online. Mesazhi im për nxënësit është që t’u qëndrojnë afër mësuesve edhe të mbushin ditën me aktivitete të ndryshme", shprehet violinisti.

Në përfundim të videofestivalit nuk kanë munguar as përshëndetjet e ish-liceistëve të rinj shqiptarë, mes tyre edhe violinistja Laura Llozi.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?