Qyteti i Manastirit në Maqedoninë e Veriut, sot për herë të parë, me rastin e 115 vjetorit të “çimentimit” të alfabetit të gjuhës shqipe, ka fituar një bibliotekë me libra në gjuhën shqipe.
Biblioteka u jëtësua me iniciativën e një studenteje dhe shumë donatorëve të tjerë, të cilët kontribuan financiarisht por edhe duke sjellë libra shqip për pasurimin e bibliotekës.
Stuidentja Emir Selimi ka shprehur mirënjohjen e saj dhe ka falenderuar të gjithë kontributorët që ngritën bibliotekënë e parë shqipe në vendlindjen alfabetit shqip.
“Faleminderit Kombi im, ju e themeluat Bibliotekën e parë shqipe në Manastir. Kjo Bibliotekë sot u hap”,- ka shkruar Selimi në rrjete sociale.
Pjesamarrës në këtë ditë të shënuar për qytetin e Manastirit dhe jo vetëm, ishte dhe presidenti Bajram Begaj.
“Në 115 vjetorin e alfabetit shqip, në Manastirin e shenjtë të shqipes që bëri bashkë gegë e toskë, myslimanë dhe të krishterë për abecene që kemi sot. Ta ruash dhe të lëvrosh gjuhën amtare nuk është thjesht një thirrje për ruajtjen e një trashëgimie kulturore. Ajo është thirrje për të ruajtur identitetin kombëtar”,- ka deklaruar Begaj.
Iniciativa për ngritjen e bibliotekës së parë shqiope në Manastir lindi vitin e kaluar. Qëllimi i kësaj nisme nga studentja, Emira Selimi, ishte shpëtimi i gjuhës shqipe nga asilimi në Manastir.
Kongresi i Manastirit u mbajt në periudhën 12 - 20 nëntor 1908, mbi çështjen e ndërlikuar të alfabetit shqip, nën kryesinë e Midat Frasherit, me nënkryetar Gjerasim Qiriasin e me sekretar Luigj Gurakuqin.
OHHH SA MREKULLI ËSHTË TË JE SHQIPTARË …!!!
Përgjigju