115 zyrtarë niveleve të ndryshme janë kallëzuar në Prokurori nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive gjatë vitit 2019, për fshehje pasurie, deklarim të rremë, mosjustifikim dhe mashtrim me deklaratat e pasurisë. Ndërkaq, 54 zyrtarë të niveleve të ndryshme kanë refuzuar të deklarojnë pasurinë pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive gjatë vitit 2019. Këta të fundit, të cilat kanë sfiduar ligjin, janë ndëshkuar me gjobë nga ILDKP. Të dhënat pasqyrohen në raportin vjetor të ILDKP për vitin 2019. Raporti do të shqyrtohet nga Komisioni i Ligjeve, i cili do të miratojë edhe një rezolutë për veprimtarinë e institucionit të kontrollit të pasurive të pushtetarëve, shoqëruar me disa detyra për vitin 2020.
Ndërkaq, që në viti 2014, Inspektorati i Lartë, ka referuar pranë Prokurorisë, strukturave të hetimit tatimor, Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, si dhe Policisë së Shtetit, dosjet për 430 zyrtarë, duke përfshirë zyrtarë të nivelit të lartë drejtues, si deputetë të, kryetarë bashkie, gjyqtarë, drejtorë drejtorie etj. 430 zyrtarë në total për 6 vite janë kallëzuar për fshehje pasurie, mashtrim me deklaratat e pasurisë, pastrim parash etj. Nga ana tjetër, bilanci i ndëshkimit është qesharak. Vetëm një gjyqtar dhe një ish-deputet janë dënuar për fshehje pasurie.
Gjatë gjashtë viteve të fundit, janë ndëshkuar në total me gjobë për refuzim për deklarimin e pasurisë, 1.726 zyrtarë. “Për t’u theksuar është fakti se të gjitha masat administrative të vendosura nga Inspektorati i Lartë janë lënë në fuqi nga Gjykata Administrative, me përjashtim të një numri të pakonsiderueshëm, për të cilat gjykata ka vendosur shfuqizimin ose ndryshimin e tyre”, thuhet në raportin e ILKPKI. Gjatë vitit 2019, Inspektorati i Lartë, ka administruar 3.868 deklarata pasurie. Vitet e tjera janë administruar deri në 7 mijë deklarata, por me ndryshimet në ligjin për pasuritë, numri i zyrtarëve që janë duhet të deklarojnë pasurinë, është përgjysmuar.
Me siguri nuk kane dhene mjaftushem te kokonozet e ILDKPI qe kane shkuar ne prokurori
PërgjigjuVazhdon show i kryekorruptuarit dhe kryepijanecit Cim Ganaj. Nje bastard i shkarkuar nga puna per korrupsion tani e kane vene me krye te kontrolloje pasurite e zyrtareve. Ky eshte njeriu me i korruptuar qe kane institucionet shqiptare dhe turp i madh qe eshte aty. Nuk ka zyrtare qe nuk ka paguar harac tek ky maskara dhe tek sejmenet e tij. Nuk e kuptoj cfare bejne organet e antikorrupsionit
PërgjigjuErdhi koha te japin llogari boll jetuan ne lluks tre dekada tani zbrazini xhepat te ket dhe populli te haj buk dhe drejtesia tu tregoj vendin nuk mban me uj plafi !?
PërgjigjuJane te gjitha genjeshtra..Jane dosje qe jane cuar ne prokurori sa per te lare gojen meqe kete vit i mabron mandati Ganajt dhe sheh enderra me sy hap se do qe te rizgjidhet...Dosjet qe jane cuar ne prokurori lene per te deshiruar dhe cohen vec zyrtare fakira...
Shume e rende, 430 dosje vetëm dy te denuar, edhe ata te dy nuk kane bere burg. Si mund te na pranoje BE me kete nivel pandeshkueshmerie? Kjo eshte emergjenca kombetare. Por ai qe eshte ne krye te keshillit te sigurise eshte simboli i pasurimit te paligjshem.
PërgjigjuNuk ka faj ganaj, por tik llalla dhe arta marku
PërgjigjuPo sa te jete Çim Gani dhe ai çerri qe e perdor si mashë (besholli) vetem fakiret e ata qe sjapin zarfin do perfundojne ne prekurori
PërgjigjuKy Inspektorati i kontrollit te pasurive eshte nje turp i madh korruptiv, mqs kete nuk e kontrollon njeri . Ky punon me 2 standarte; te gjithe subjektet qe e kane detyrim deklarimin e pasurise natyrisht i kane mangesi dhe pasaktesi. Keto plehra inspektore me ne krye ganaj vene gjoba. Kur i paguajne gjobat mbushin xhepat kur nuk paguajne i procedojne. Ne te dy rastet Kryetari dhe inspektoret plehra dalin te fituar! Pra kemi Shtet!!!!Qesharake!!!
PërgjigjuPse ekziston akoma ILDKP!!! Nuk eshte shkrire akoma!!! Ne prokurori kane perfunduar veç fakiret dhe ata qe nuk dorovisin.Prokuroria i ka verifukuar qe shumica e subjekteve referohen kot dhe i ka mbyllur.....
Përgjigju