116 qytetarë të gjobitur nga policia, një shofer tap në Tiranë - 40 të tjerëve u hiqet patenta e u bllokohet makina (VIDEO)

3 Prill 2020, 12:03| Përditesimi: 3 Prill 2020, 12:17

  • Share

TIRANË - 116 qytetarë janë gjobitur me 10 mijë lekë pasi janë kapur nga policia duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë. Kjo shifër është një bilanc që Policia e Shtetit bën për 24 orët e fundit.

Ndërkohë, në të gjithë vendin janë evidentuar 40 shoferë që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilëve u është hequr patenta dhe 3 vite dhe i është bllokuar makina.

Ndërkohë, në Tiranë është arrestuar në flagrancë një shofer pasi drejtonte makinën në gjendje të dehur, në masën 1.14 mg/l . Atij iu tërhoq dhe leja e drejtimit, pasi nuk ishte i pajisur me autorizim për lëvizje.

Gjithashtu, janë ndëshkuar 20.000 lekë dhe bllokim automjeti për 3 muaj, 3 shtetas, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbra të hapura, në zonat urbane apo mjedise të tjera publike të hapura.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 9 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes.

"Policia apelon për qytetarët se nuk do të lejohet asnjë këmbësor të dalë për shëtitje, aktivitet sportiv apo për motive të tjera, përveç emergjencave mjekësore dhe atyre që shkojnë në punë, të cilët duhet të kenë me vete kartën e identitetit dhe vërtetimin e punës nga punëdhënësi.  Për të bërë pazar në qendrat urbane, një pjesëtar i familjes duhet të aplikojë në e-Albania apo në numrin falas 55155, për t’u pajisur me autorizim, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa. Shërbimet e Policisë, nëse do konstatojnë këmbësorë me mungesë të email-it apo mesazhit konfirmues nga e-Albania, do të aplikojnë gjobat ndaj tyre. Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19", apelon policia.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • pukjani: 03/04/2020 13:07

    Te fortit dhe gangot nuk pyesin fare per policet po dalin si dite te zakonshme ka plot makakina ne orare te ndalimit ne Shkoder,prandeaj eshte rritur numri I te prekurve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?