119 kg kokainë në kontejnerin me banane në Tiranë, skaneri në Durrës e nxori të pastër! Persona të armatosur ndaluan kamionin për të marrë drogën, por se gjetën! Kompania denoncoi

31 Dhjetor 2021, 11:04| Përditesimi: 31 Dhjetor 2021, 13:25

  • Share

119 kilogramë kokainë u zbulua nga policia në një magazinë në Vaqarr të Tiranës fshehur mes arkave me banane ardhur me kontejner nga Ekuadori. Policia e Shtetit sqaroi se operacioni i koduar “Romanati” u finalizua mbrëmjen e së enjtes, ndërsa në pranga ranë 3 persona. 

Kontejneri me banane u nis nga Ekuadori dhe kaloi tranzit në Itali për të ardhur në Durrës. 

“Autoritetet ligjzbatuese italiane kanë konstatuar mungesën e plumçes (vulës), për këtë arsye kanë ushtruar kontroll dhe kanë konstatuar mungesë të disa arkave me banane. Pas këtij konstatimi kanë mbyllur dhe riplumbosur kontenierin, duke e shoqëruar me procesverbalin përkatës”, njofton zyrtarisht policia.   

Por si ka mundësi që në Itali nuk u konstatua droga? 
Burime për Report Tv thanë se në tranzit nuk i nënshtrohen kontrolleve për drogë kur nuk kanë sinjalizime. Burime konfidenciale nga grupi hetimor thanë se ka dyshime që nga Ekuadori të jetë nisur rreth 1 ton kokainë, dhe trafikantët të kenë ndërhyrë duke hapur kontejnerët në Itali për të tërhequr një sasi të madhe të drogës. Kjo shpjegon edhe arsyen e mungesës së disa arkave me banane që konstatuan autoritetet italiane. Ndërsa sa i përket drogës që mbeti mes kutive në kontejner, ose trafikantët nuk e kanë gjetur dot, ose ka pasur destinacion Shqipërinë. 

Sipas policisë, konteineri ka kaluar si i pastër edhe kontrollin me skaner në Portin e Durrësit. Por rrugës për në magazinat në periferi të Tiranës, në Romanat, kamioni është ndaluar nga persona ende të paidentifikuar, të cilët për disa minuta kanë ushtruar kontroll dhe më pas janë larguar me shpejtësi. Policia është njoftuar nga përfaqësuesit e firmës importuese të bananave për episodin, ku nga kontrolli në kontejneri, gjeti atë që trafikantët që i bënë pritë kamionit të maskuar e të armatosur, nuk mundën të gjenin mes kutive me banane: 119 kilogramë kokainë. Deri tani, sipas hetimeve, nisur nga ky fakt kompania nuk dyshohet të jetë e përfshirë në trafikun e kokainës.

Por kur policia gjeti kokainë në Vaqarr, përse në Portin e Durrësit kontejneri doli i pastër? Burime thonë se ambalazhi i kutive me banane ku ishte fshehur droga mund të ketë qenë me rezolucion të lartë që nuk e kap rrezja e skanerit, megjithatë nuk përjashtohet as mundësia që të kemi edhe korrupsion brenda punonjësve të kontrollit në port. 

Nën drejtimin e hetimeve nga Prokuroria e Tiranës u arrestuan 2 shoferët e automjeteve të firmës, Gëzim Kalaja 31 vjeç dhe Hasan Salihu 63 vjeç dhe administatori i firmës së bananeve të import-eksportit me vendet e Amerikës Latine, Marson Murataj, 34 vjeç,

Policia thotë se vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave që kontrolluan kamionin që transportonte kontenierin me lëndë narkotike.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Banditi: 01/01/2022 06:37

    Po nese e ka denoncuar ky pronari cfare dreq operacioni paska katranosur policia? I paska vene dhe kod "romanati". Cfare imbecilesh.

    Përgjigju
  • Turu: 01/01/2022 01:28

    Histori e sajuar qe vjen ere 1 ore larg

    Përgjigju
  • Latif: 31/12/2021 18:49

    Barsaleta me Nastradin!

    Përgjigju
  • Oficeri: 31/12/2021 12:49

    Si ka mundsi thoni qe su kap ne Itali ?!!!! Sepse eshte linja, dihet dhe nuk e ndalon njeri, Jane linja direkte prej vitesh me kontenier Me mijra kg kokaine, ne portet me te medha te botes Levizin lirisht kundrejte pagesave dhe ska si ti ndaloje njeri, Dhe ktu kushedi si i kane ndalu, se cdo jave futet droge, Por ska njeri goje te flasin sepse jane te medhenjte qe e mbajne Tregun dhe sistemin e kontrollit! Malli niset i qete dhe e ndjek linjen vete sic e ka bere ka 30 vjet, Vetem se po shtohet me teper cdo dite trafiku, Seshte se po pengohet apo zvogelohet! Vetem ne tirane perdoret mbi 10-15 kg kokaine cdo dite. Kjo vazhdon ne shkoder, vlore, fier, durres,pogradec e korce, berat.. Dhe per cudi eshte dhe kukesi , hasi dhe tropoja, Dhe Dibra e burreli sjane me te pakte ne konsumimin e kokaines. Dmth me qindra kg kokaine shitet vetem ne shqiperi ne muaj, Kjo Nga te dhenat e trafikuesve. Nuk eshte shume per ne kolumbi, eshte tmerr per nje vend te varfer si shqiperia. Dhe askush spo merr masa, qe po pijne nga 13-14 vjec Deri ne 70 vjec non stop Kokaine ne mes te lokaleve e ambjenteve Pa ju dridhur qerpiku, dhe ne te shumten e rasteve e shitet nga taksistet Dhe kamarier e badigard lokalesh Dhe policet e zones thjeshte marrin pjesen e tyre dhe largohen Pavarsisht helmimit te femijeve dhe njerezve ne pergjithsi. Ishalla e hajne mbi kokat e veta ato qe merren me kte pune te piset, Droge e femra, se seshte trimeri as burreri.

    Përgjigju
    • Dgjiiooooo: 01/01/2022 04:02

      Po kush merret me femra, Zoti i vraft! Sa per droge, biznes eshte... askush sta jep me e pi me zor

    • Biznesmeni: 31/12/2021 18:45

      ... s'eshte trimeri apo burreri por eshte biznes. Gezuar Festat!

  • Aliu: 31/12/2021 12:16

    Çudira shqiptare. Telenovelë e denjë për çmimin OSkar.

    Përgjigju
    • Gjergj: 31/12/2021 14:53

      @Ali. A e more vesh a jo? Ka telefonu kompania vetè,,,i ka thonè EJANI se kena humb rrugèn nè oborr dhe spo gjejmè dot millin. Policia shkoi,,,,,pèr 2 minuta gjeti 115 kile. Tè morsha tè ligat e policisè. Shumè tè zgjut jonè. GÈZUAR teatri i kukullave,,,iu priftè e mbara pèr 2022shin sepse 2021shin "e qatè me lot".

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?