Për të dytën ditë radhazi ulet bilanci i të prekurve/ 119 raste të reja me COVID dhe 2 viktima! Mbyllet materniteti në Lushnje dhe 'Apeli' në Vlorë (VIDEO)

17 Gusht 2020, 16:52| Përditesimi: 17 Gusht 2020, 17:58

  • Share

TIRANË- Për të dytën ditë radhazi, bilanci i koronavirusit në vendin tonë ka pësuar një rënie të lehtë. Gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i 501 testeve të bëra, janë konfirmuar pozitiv 119 raste të reja, (1 më pak se dje) dhe 2 humbje jete. Viktimat ishin nga Durrësi dhe Korça.

"Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, një 60 vjeçar nga Durrësi me sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 87 vjeçare nga Korça. I shprehim ngushëllimet familjarëve", njofton ministria e Shëndetësisë.

Megjithatë, situata e COVID-it në Shqipëri vijon të jetë rënduar. Kjo pasi, referuar të dhënave ditore të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë ditëve të fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të përsonave të shtuar në spitale, si të dyshuar me koronavirus. " Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me COVID19, vijon të ketë rritje të numrit të pacientëve të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse", tha përfaqësuesja e ministrisë, Flutura Beqo.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 117 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 16 në terapi intensive, 5 prej të cilëve të intubuar. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 54 raste në Tiranë, 10 raste në Kamëz, nga 7 raste në Elbasan dhe Kukës, 6 raste në Korçë, nga 5 raste në  Durrës dhe Shkodër, nga 4 raste në Fier dhe Kavajë, 3 raste në Lezhë, Mirëditë, nga 2 raste në Mat, Kurbin, Rrogozhinë, 1 rast në Has, Maliq, Sarandë, Shijak, Vlorë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 22 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3816 , që nga fillimi i epidemisë.

 Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje qytetarëve që kanë rezultuar pozivit të karantinohen në shtëpi, me qëllim këputjen e zinxhirit të infeksionit.

"I kujtojmë çdo qytetari të konfirmuar pozitiv ose që është në pritje të përgjigjes së tamponit, të respektojë detyrimin e vetëkarantinimit, për të mos u bërë rrezik për përhapjen e infeksionit", përfundon njoftimi i ministrisë së Shëndetësisë.

COVID-19 – Statistika (17 Gusht 2020)
Testime totale 50928
Raste pozitive 7499
Raste të shëruara  3816
Raste Aktive 3453
Humbje jete 230 (Qarku Tiranë 113, Shkodër 34, Durrës 32, Fier 10, Elbasan 9, Korçë 9, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)

 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1854
Durrës 433
Shkodër 290
Fier 150
Lezhë 134
Korçë 132
Vlorë 127
Kukës 107
Elbasan 101
Berat 57
Gjirokastër 34
Dibër 34

Ora 15:10
Mbyllet gjykata e Apelit në Vlorë si pasojë e COVID-19 (VIDEO)

Ka qënë vëtëm një rast i vetëm i konfirmuar me COVID-19 i cili ka bërë të mundur që Gjykata të qëndrojë e mbyllur deri në datë 31 Gusht. Veç kësaj pritet të merret përgjigjie edhe për tre punojës të tjerë të po këtij institucioni, të cilët dyshohet se janë prekur nga pandemia.

Veç Gjykatës së Apelit, rastet e konfirmuara me COVID-19, mbyllin edhe një pjesë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) në Vlorë. Kati i dytë i institucionit të AKU do të qëndrojë i mbyllur për shkak të rasteve të konfirmuar me COVID-19 .

 

Ora 12:09
Lushnje/ Mbyllet materniteti, një gjinekologe me COVID-19 (VIDEO)

LUSHNJE- Koronavirusi ka deportuar edhe në maternitetin e Lushnjes. Burime për Report Tv bëjnë me dije se një prej mjekeve gjinekologe ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Si rezultat i hetimit epidemiologjik, u janë marrë tamponët të gjithë stafit dhe në varësi të përgjigjes kur do të merret vendimi se ku do të hapet materniteti "Ihsan Çabej".

Ndërkohë, vizitat do të bëhen në ambulancave e qendrave shëndetësore të lagjeve.

Njoftimi për mbylljen e maternitetit të Lushnjës
B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • fiqo: 18/08/2020 11:46

    po Aku ne vl pse nuk u mbyll se jane 6 inspektor te infektuar

    Përgjigju
  • Pipero: 18/08/2020 11:01

    Ore, qarkullojnë fjalë që Pipero bën tampone privatisht, në të zezë me lek në dorë... se besoj të jetë e vertetë...di gjë njeri?

    Përgjigju
  • lehona: 17/08/2020 21:32

    PO SI U MBYLLKA MATERNITETI I LUSHNJES,,,KU DO SHKOJNE LUSHNJA PER TE LINDUR,,,FIERI ESHTE LARG,,,,,APO DONI TE LINDIN GRATE RRUGEVE,,JU HENGERT MORTJA....

    Përgjigju
  • Free: 17/08/2020 21:04

    Tsni qe po i mbyllin dyert dhe ikin turistet ju erdhen mendt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?