Sot bëhen 23 vite nga 11 shtatori 2001, kur një seri rrëmbimesh dhe sulmesh vetëvrasëse në Shtetet e Bashkuara, shkaktuan vdekjen e rreth 3 000 njerëzve dhe ndryshuan përgjithmonë botën.
Sulmet, më vdekjeprurëset në tokën amerikane, u kryen nga terroristë të lidhur me organizatën ekstremiste islamike Al Kaeda. Ato përfshinin rrëmbimin e katër avionëve, tre prej të cilëve u përdorën për të goditur objekte të rëndësishme në SHBA.
Avioni i fluturimit 11 i 'American Airlines' dhe ai i fluturimit 175 i United Airlines goditën Kullat Binjake, ndërsa avioni i fluturimit 77 i American Airlines goditi Pentagonin.
Avioni i 4 i rrëmbyer nga terrioristët, 93 i United Airlines, ishte nisur për në ndërtesën e Kapitolit në Uashington, Por pasagjerët u përpoqën të mposhtnin rrëmbyesit dhe avioni u rrëzua në një fushë në Pensilvani.
Numri i saktë i të vdekurve nuk është i sigurt, megjithatë, sipas një numërimi zyrtar, 2996 persona humbën jetën, 19 prej të cilëve terroristë.
Familjet e viktimave besojnë se faktet kryesore rreth sulmit janë fshehur. Ndërsa përkujtojnë një përvjetor tjetër, ata presin vendimin e drejtësisë amerikane në betejën e tyre ligjore shumëvjeçare me Mbretërinë e Arabisë Saudite.
Të mbijetuarit dhe familjarët e viktimave pretendojnë se Mbretëria e Arabisë Saudite u mundësoi terroristëve sulmin në SHBA.
Komente
