11-vjeçari preku telat e korrentit, Report Tv vëzhgim në Tiranë! Kabinat elektrike të hapura, rrezik për fëmijët! Qytetarët: OSHEE të marrë masa

18 Korrik 2023, 21:28| Përditesimi: 18 Korrik 2023, 21:51

  • Share

Një ditë pas ngjarjes së rëndë ku një i mitur 11-vjeçar ka rënë në kontakt me energjinë elektrike në rrugën “Irfan Tomini”, në afërsi të Pallatit me Shigjeta, OSHEE ka marr masa duke riparuar kabinen elektrike dhe duke e kyçur atë. Ndërkohë kabina e sahatit vazhdon të jetë e hapur duke vijuar të mbetet rrezik kryesisht për fëmijët e zonës.

Të ekspozuar përballë këtij rreziku janë kryesisht fëmijët të cilët si në rastin e 11-vjeçarit nuk janë në dijeni të pasojave e kontaktit me rrymën elektrike të cilat mund të jenë deri fatale.

Banorë të lagjes shprehen se të gjitha kabinat elektrike në pallAtet ngjitur janë pothuajse në të njëjtën situatë duke u rrezikuar kështu fëmijët në kushtet  ku nuk kanë asnjë zone të gjelbërt apo park ku mund të argëtohen.

“Është e rrezikshme! Duhet të merren masa. Duhet të kontrrollojnë këto që merren me këtë punë. Shumë e rrezikshme sidomos për fëmijët sepse nuk kanë ku të lozin,e lozin nëpër kaseta korenti këtu. Të gjithë Tirana ka këtë problematic kështu që merrni masa.”- tha një qytetar.

"Qe fat për fëmijën që ishte thatësi. Shqipëria vuan nga të gjitha këto, nga problemet elektrike. Kabinat janë rrugës, telat prekin telat e kështu me radhë. Pallatet, jo vetmë të kësaj zone... e gjithë Shqipëria ka mungesë investimesh. Duhet investim e izolim, kështu që OSHEE duhet të vihet në lëvizje. Ajo ngjarja e djeshme ishte koeçidencë, shkoi topi atje, telat ishin të zhveshur. Fëmija pati fat. S’po ankohen këta që janë këtu që jetojnë. Unë personalisht ankohem. Dera e ku ra në kontakt fëmija është varur dhe në atë gjendje prej kohësh", tha një qytetar tjetër. 

Report Tv bëri një vëzhgim në disa prej lagjeve të kryeqytetit ku rezultoi se siguria ndaj tensionit të lartë të kabinave elekrike është në nivele minimale, sidoms tek pallatet e vjetra.

“Një tjetër kabinë elektrike paraqet rrezikshmëri në kryeqytet. Këtu ndodhem në rrugën ‘Jordan Misja ‘. Siç shihet kabina elektrike është e pakyçur, ndërkohë banorët e zonës e kanë lidhur me tel.”

Jo shumë larg qendrës së Tiranës në zonën e njohur si “Oxhaku’ kabinat  e sahateve janë në të njëjtën situate, të aksesueshme për të gjithë.

Ndërkaq avokati Idajet beqiri tha në Report Tv se OSHEE përballe këtij rreziku tregon papërgjegjshmëri. Ai i bëri thirrje qytetarëve që të kërkojnë dëmshpërblim.  

"Papërgjegjshmëria e OSHEE është për të vënë duart në kokë. Ka qenë një kohë që ne kishim frikë t’i afroheshim sepse nga mënyra sesi ishin të kallte datën. Tani ka kaluar në një liberalizëm të tillë që në shtyllat e tensionit të lartë nuk ka një qëndrim konsenguent, të egër për të ndaluar të tilla fenomene apo aksidente të tilla nga OSHEE", tha Beqiri. 

Qytetarët ndihen ‘të kërcënuar ‘nga gjithë kjo pasiguri e kërkojnë marrjen e masave për të shmangur tragjedi që mund të çojnë deri në humbje jete nga rënia në kontakt me rrymën elektrike.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • fredi: 18/07/2023 22:54

    OSHE eshte kthyer ne nje institucion qe vetem mbledh taksa, jo vetem qe ka kabina te hapura por ka plot kabllo te zbuluara neper rruge qe rezikojne jeten e popullit, nuk di a ka ne OSHE njerez qe pergjigjen per tekniken e sigurimit dhe nqse ka ku jane cfar bejne apo si zakonisht neper kafe.

    Përgjigju
    • Oshee: 18/07/2023 23:33

      Edhe punesojme ndonje qe ka nevoje per te marre rrogen sic ishte Luiz Ejlli, etj

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?