12 artistë nga bota, karikatura për Kadarenë dhe Agollin! Organizohet bienalja e tretë ndërkombëtare “Niko Nikolla”

11 Nëntor, 13:11| Përditesimi: 11 Nëntor, 15:28

  • Share

Figurat e Ismail Kadaresë dhe Dritëro Agollit frymëzuan artistët e Bienales së Karikaturës për të realizuar live karikatura të dy shkrimtarëve. 12 karikaturistë të njohur në të gjithë botën u bënë bashkë në studion Kadare-Agolli. Realizimi i karikaturave të dy shkrimtarëve ka sigurisht vështirësinë e saj, së pari për të kapur siç duhet karakterin.

“Do shumë kohë, së pari kur mëson teknikën. Karikatura është e vështirë por për ne është mësim në proces.”, - thotë karikaturisti Endri Beqo.

Një tjetër artist e cilëson të jashtëzakonshme atmosferën.

“Është një atmosferë e jashtëzakonshme në këtë shtëpi-muze të këtyre dy autorëve shumë kyçë. Është paraqitje satirike e tij nga zemra ime.”

Edhe një tjetër e quan të magjishëm muzeun.

 “Jam humorist dhe bëj ilustratorin. Është zbulim për mua ky muze i magjishëm.”

Mbi 70 artistë nga e gjithë bota ishin pjesë e Bienales Ndërkombëtare të Karikaturës “Niko Nikolla” të mbajtur në Tiranë gjatë kësaj fundjave.

Bienalja shënoi edicionin e saj të tretë, ndërsa artistët i ekspozuan punimet e tyre në Galerinë e Artit Tiranë. "Të bashkëjetosh në një botë digjitale”, si edhe portreti i politikanit Dritan Abazoviç janë dy temat mbi të cilat artistët punuan për këtë edicion.  Ky aktivitet, i organizuar nga Flora Nikolla dhe “Albanian Excellence” është i pari në zhanrin e karikaturës që zhvillohet me këto permasa në Shqipëri.

 

B.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?