Deputeti i PS-së, Petro Koçi duke komentuar 12 drejtuesi e qarqeve të Partisë Demokratike drejt zgjedhjeve të 2025, i quajti si skuadër skifterësh për Sali Berishën. Më tej thekson se lista e 12 koordinatorëve politikë të PD-së është thjesht një kthim prapa dhe asgjë e re.
'Po të shikosh listën dhe fakti që është një parti e drejtuar nga Berisha. Mesazhi që jepet, është ky: Kthim prapa. Domethënë nuk ka parti që janë me engjëj vetëm, kanë problemet e tyre daç të mëdha daç të vogla. Por ajo që është e qartë te PD është kthimi prapa. Jo ecja drejt ndryshimit, jo ecja drejt përparimit, drejt së resë, imazhit të ri, teknologji e re, fytyrë e re. Kështu që po të shikosh 12-shen aty janë skifterë. Është zgjedhur një skuadër skifterësh për Sali Berishën. Pavarësisht ndonjë emri që duhet aty për garniturë për të dëshmuar që kjo parti po bashkohet. Që ai do vinte dikë që do bënte udhëheqjen praktike të fushatës, udhëheqjen politike do e bëjë prapë ai në mënyrë virtuale. Pa dyshim i duhet një figurë. Zgjedhjet që ka bërë janë ajo që thashë në fillim, kthimi prapa.'
Lajmi kryesor:
PD zgjedh drejtuesit e 12 qarqeve/ E spostuan nga Fieri, vjen reagimi i parë i Luan Baçit! Avokati: Janë të njëjtët që humbën më parë! Nuk ka katarsis
G.K//ReportTv.al